Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Lajme

Ndodh puthja e parë në shtëpinë e BBV5

VETEMSPORT 04.01.2026 2 minutes read
612400096_1396192178626008_219072638491002132_n

Brikena, Greta, Mateo, Kristi, Mali dhe Miri kanë lënë mbrëmjen e së hënës ‘Akuariumin’ dhe janë bashkuar me pjesën tjetër të banorëve në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas një vendimi të Vëllait të Madh.

Megjithatë, dalja nga izolimi erdhi me një kusht të rreptë: gjashtë banorët nuk duhet të komunikojnë me asnjë prej banorëve të tjerë të shtëpisë, përveçse mes tyre. Thyerja e këtij rregulli do të sillte rikthimin e menjëhershëm të të gjithëve në ‘Akuarium’ për një kohë të pacaktuar.

Sapo u bashkuan me banorët e tjerë, tensioni dhe provokimet nuk munguan. Pjesa tjetër e shtëpisë u përpoq vazhdimisht t’i vërë në siklet dhe t’i nxisë që të flasin, duke rrezikuar humbjen e sfidës.

Një nga momentet më të komentuar ndodhi në oborr, ku banorët po qëndronin të ulur. Selin iu afrua Gretës dhe, duke mbajtur një buzëkuq në dorë, nisi t’i lyente buzët, për t’i dhënë më pas edhe një puthje.

Pavarësisht situatës, Greta tregoi vetëpërmbajtje dhe nuk komunikoi me Selin, duke respektuar rregullin e vendosur nga Vëllai i Madh. Ajo iu përgjigj vetëm banorëve që kishin qenë me të në ‘Akuarium’./TCH

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Largim me peshë, futbollisti njofton “divorcin” me Tiranën
Next: Manaj kërkon largimin nga Emiratet Arabe, nis bisedimet me klubin e njohur

Të ngjashme

gdfghf
  • Lajme

Dy golat e shënuar nga Vedat Muriqi

VETEMSPORT 09.04.2026
zxcsdgf
  • Lajme

Bruno Telushi shoqërohet nga Policia

VETEMSPORT 09.04.2026
SDGDFGH
  • Lajme

Kaosi në Burreli-Skënderbeu

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.