Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Manaj kërkon largimin nga Emiratet Arabe, nis bisedimet me klubin e njohur

VETEMSPORT 04.01.2026 1 minute read
Rey Manaj

Sulmuesi Rey Manaj dëshiron të largohet nga klubi Sharjah në Emiratet e Bashkuara Arabe për t’u rikthyer në futbollin turk.

Futbollisti pritet të udhëtojë personalisht drejt Turqisë për të negociuar një rikthim të mundshëm te skuadra e Sivasspor. Gjatë qëndrimit të tij te Sharjah, Manaj ka shënuar 6 gola në 16 ndeshje të zhvilluara që prej transferimit të tij gjatë verës.

Sivasspor, që aktualisht militon në kategorinë e dytë turke, e pati shitur sulmuesin për shumën prej 2 milionë eurosh. Pengesa kryesore në këtë lëvizje mbetet ana financiare, pasi klubi turk raportohet se nuk ka mundësi të paguajë për blerjen e kartonit të tij.

Synimi i lojtarit është gjetja e një formule transferimi që do të ishte e pranueshme për të gjitha palët e përfshira.

Bisedimet pritet të zhvillohen gjatë kësaj jave për të sqaruar të ardhmen e sulmuesit shqiptar. Aktualisht, ai ka një kontratë dyvjeçare me ekipin nga Emiratet, por kërkon ndërprerjen e saj pas vetëm pak muajsh.

Post navigation

Previous: Ndodh puthja e parë në shtëpinë e BBV5
Next: Huazim me të drejtë blerjeje, mesfushori i Interit drejt Turqisë

LEXO EDHE:

Kristjan Asllani
  • Bota
  • Kombëtarja

Arrihet akordi, Kristjan Asllani bëhet me ekip të ri

VETEMSPORT 25.08.2026
auto_Asllani-11754315508
  • Kombëtarja

E konfirmon eksperti i merkatos, Kristjan Asllani përgatitet për aventurën e re

VETEMSPORT 25.08.2026
MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_6245
  • Bota

Shorti i Champions League

VETEMSPORT 27.08.2026
1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.