
Presidenti i Elbasanit, Kujtim Llupa, ka dhënë një deklaratë mbi garën për titullin kampion dhe rivalitetin në Kategorinë Superiore.
Në emisionin “Skaner”, ai e ka vlerësuar Vllazninë si rivalin kryesor dhe më të fortë të ekipit të tij në këtë sezon. Llupa u shpreh se, megjithëse nuk e nënvlerëson Egnatian, rezultatet e deritanishme direkte i japin përparësi Elbasanit ndaj rrogozhinasve.
Kreu i klubit elbasanas hodhi akuza ndaj presidentit të Egnatias, Agim Demrozi, duke pretenduar se ky i fundit ushtron presion te arbitrat gjatë pushimit të ndeshjeve.
“Vllaznia është rivali më i fortë në Superiore për titullin. Nuk dua të anashkalojë Egnatian, por kundër rrogozhinase këtë sezon kemi një fitore dhe një barazim.
Presidenti i Egnatias Demrozi është mjeshtër, ai në pushim të ndeshjeve futet te arbitrat”, deklaroi Llupa.






