
Mirlind Daku po kalon një periudhë shumë të mirë në karrierën e tij, duke u bërë një nga emrat më të përmendur në futbollin shqiptar dhe ndërkombëtar.
Sulmuesi 27-vjeçar po shkëlqen me Rubin Kazan, ku në 16 ndeshje ka realizuar 9 gola. Forma e tij ka tërhequr interesin e Fiorentinës, e cila po kërkon të forcojë repartin ofensiv pas rezultateve të dobëta në Serie A.
Klubi italian po vlerëson mundësinë për ta transferuar Dakun gjatë merkatos së verës. Megjithatë, Rubin Kazan e konsideron sulmuesin shqiptar si një nga lojtarët kryesorë dhe nuk pritet ta lëshojë lehtë.
Daku ka rinovuar kontratën me klubin nga Premier League ruse deri në vitin 2029, duke refuzuar më herët një kalim te CSKA Moska. Pavarësisht kësaj, një ofertë nga një kampionat si Serie A mund të ndikojë në të ardhmen e tij sportive.






