
PSV Eindhoven është klubi më i interesuar për të transferuar sulmuesin shqiptar Armando Broja, sipas raportimeve nga “Chelsea News”.
Klubi holandez e njeh lojtarin nga periudha e tij te Vitesse dhe beson në rikthimin e tij në formën më të mirë. PSV po shqyrton dy opsione për ta marrë: një transferim të plotë ose huazim, me këtë të fundit që shihet si më i mundshëm. Deri tani nuk ka ende një ofertë konkrete nga klubi holandez.
LEXO EDHE: Futbollisti i Kombëtares prezantohet në Serie B: E kemi ëndërr të luajmë në Itali
E ardhmja e Brojës te Chelsea mbetet e paqartë. Dëmtimet dhe huazimet e mëparshme kanë ndikuar negativisht në zhvillimin e tij në klubin londinez. Futbollisti ndodhet në një fazë vendimtare të karrierës dhe pritet të vendosë së shpejti për hapin tjetër.
Broja është aktualisht pjesë e Kombëtares shqiptare dhe një lëvizje në Eredivisie shihet si mundësi për më shumë minuta.