
Pas presidentit të Elbasanit, një tjetër drejtues ka shkaktuar polemika me deklaratën e tij.
Presidenti i Vorës, Bert Xhabafti hodhi akuza, duke thënë se po digjen skuadrat e tjera, për të mbajtur Tiranën në elitë.
“Kanë rënë nga kategoria emra të mëdhenj si Milani, Juve dhe Manchester United. Nuk bëhet qameti po re nga kategoria.
Por pse duhet ta mbajnë Tiranën me zor? Ta dini, unë jam tifoz i Tiranës, jam rritur me ngjyrat bardheblu, por kur nuk e meriton, nuk duhet të digjemi ne që të rrinë të tjerët”, u shpreh Xhabafti në emisionin “Skaner”.






