Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Pritet shitja e bujshme, firmos Klevi Qefalija

VETEMSPORT 19.11.2025 2 minutes read
qefalija

Dinamo ka rinovuar kontratën me Klevi Qefalijan.

Mesfushori 21-vjeçar është një nga lojtarët më premtues të bluve. Drejtuesit presin transferimin e tij jashtë vendit, me qëllimin për të përfituar sa më shumë nga shitja e tij.

Për këtë arsye, palët kanë arritur akordin për të rinovuar kontratën deri në 2028, sipas asaj që raporton RTSH.

Një hap i rëndësishëm për Qefalijan, i cili me gjasa shumë shpejt do nisë një aventurë jashtë vendit, duke i sjellë dhe Dinamos të ardhura të rëndësishme.

Norka Security

Në vitin 2023 mëngjarashi la Tiranën për të kaluar te Dinamo, ku shpejt u shndërrua një nga elementët kyç të “Nëndetëses”. Progresi i Qefalijës me fanellën blu ka bërë që ai të marrë vëmendjen edhe të trajnerit të Kombëtares, Silvinjo, i cili e ka pasur vazhdimisht në vëzhgim dhe në listën B kohët e fundit.

Klubi i Dinamo ka një politikë të qartë për lojtarët e talentuar me moshë të re, duke u dhënë mundësinë të rriten profesionalisht për të bërë më pas hapin e madh të kalimit në një kampionat të huaj. Kështu ndodhi verën e kaluar me sulmuesit Baton Zabërgja dhe Peter Itodo Mandela, të cilët u shitën në Ukrainë.

Klevi Qefalija ka shënuar 4 gola me fanellën e Dinamo City.

Post navigation

Previous: VIDEO/ Vendi me 150 mijë banorë kualifikohet në Botëror, lojtarët bëjnë mrekullinë
Next: Kupa e Shqipërisë/ 32 gola në 6 ndeshje, “dramë” në Pogradec dhe Korçë! Ekipet e kualifikuara

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.