Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Problemet me zemrën, reagon Teuta: Ja situata e Joel

VETEMSPORT 17.10.2025 2 minutes read
IMG_9851

Klubi i Teutës ka dalë me një deklaratë zyrtare për të sqaruar situatën e sulmuesit Joel Duku. Sipas njoftimit, lojtari 22-vjeçar ka kaluar me sukses të gjitha testet mjekësore dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. 

Në komunikatë thuhet se futbollisti ka pasur më parë një shqetësim në zemër, për të cilin është operuar me sukses. Mjekët kanë kryer ekzaminime të detajuara dhe kanë dhënë garanci se ai mund të vazhdojë aktivitetin sportiv pa rrezik. 

Klubi thekson se çdo procedurë është ndjekur në përputhje me rregullat dhe standardet mjekësore.

REAGIMI

Klubi i Futbollit Teuta dëshiron të informojë opinionin publik në lidhje me transferimin e sulmuesit Lorougnon Joel Doukouo.

Futbollisti 22-vjeçar ka kaluar me sukses të gjitha testet mjekësore dhe gëzon shëndet të plotë.

Joel ka pasur më herët një shqetësim në zemër, për të cilin i është nënshtruar me sukses një ndërhyrjeje kirurgjikale. 

Pas ekzaminimeve të detajuara, mjekët specialistë kanë dhënë garanci të plota se ai mund të ushtrojë aktivitetin sportiv pa asnjë pengesë.

Gjithashtu, Komisioni i Mjekësisë Sportive pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dhënë dritën jeshile, duke konfirmuar se Joel Doukouo nga Bregu i Fildishtë është plotësisht i aftë për të luajtur futboll në mënyrë të rregullt.

Klubi ynë i uron mirëseardhje Lorougnon Joel Doukouo dhe shumë suksese me fanellën blu. 

Post navigation

Previous: Foda firmos kontratën, vendoset e ardhmja e trajnerit
Next: VIDEO/ Supergol dhe festë me shqiponjë, mesfushori i Shqipërisë i mahnit të gjithë

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.