Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Publikohet video e re, shikoni çfarë ndodhi mes Sinan Idrizit dhe gazetarit

VETEMSPORT 14.09.2025 2 minutes read
idriz

Klubi i Flamurtarit ka publikuar videon, ku një gazetar u përplas me presidentin e klubit, Sinan Idrizi teksa luhej ndeshja Tirana-Flamurtari në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Drejtuesit e klubit vlonjat shprehen se do të ndjekin hapa ligjorë ndaj tyre. Sipas klubit, protagonistët janë kamufluar si gazetarë për të hyrë në stadium dhe për të penguar skuadrën në aktivitetin e saj gjatë ndeshjes Tirana-Flamurtari.

Reagimi i plotë

Flamurtari Football Club dënon me forcë ngjarjen e paprecedentë të ndodhur dje gjatë ndeshjes Tirana – Flamurtari. Gjatë zhvillimit të aktivitetit, një grup i paidentifikuar personash ndërhyri në mënyrë të paligjshme, duke penguar administratorin e klubit tonë të kryente funksionet e tij.

Ky akt është i papranueshëm dhe përbën një përpjekje të qartë për të denigruar dhe penguar aktivitetin sportiv të Flamurtarit.

Dyshimet tona janë serioze se anëtarë të këtij grupi, të kamufluar si gazetarë, kanë qenë të pajisur edhe me armë të sofistikuara, çka e bën edhe më të rëndë ngjarjen dhe rrezikun e krijuar për sigurinë e pjesëmarrësve.

Falënderojmë drejtuesit e Klubit Tirana për ndërhyrjen e shpejtë dhe kontributin në normalizimin e situatës.

Flamurtari F.C. do të ndjekë deri në fund çdo hap ligjor dhe do të kërkojë zbardhjen e plotë të këtij incidenti, në mënyrë që sporti shqiptar të mos bëhet peng i akteve të dhunshme dhe tentativave për intimidim”, shkruhet në postimin e kuqezinjve.

Kujtojmë se ndeshja mes Tiranës dhe Flamurtarit u zhvillua ditën e djeshme në “Selman Stërmasi”, duel i vlefshëm për javën e 3-të të Superiores dhe që përfundoi me rezultatin 1-1.

Post navigation

Previous: Gruaja e Diogo Jotas në një marrëdhënie me Ruben Neves? Futbollisti shpërthen në akuza
Next: Elbasani merr “komandën”, bie Dinamo. Vora surprizon Teutën

Të ngjashme

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
partizan
  • Kampionati

ZYRTARE/ La gjurmë te Partizani, ish-kapiteni njofton tërheqjen nga futbolli

VETEMSPORT 25.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

samir mane
  • Kampionati

EKSKLUZIVE/ Zbulohet cilin klub mund të blejë Samir Mane në Shqipëri

VETEMSPORT 25.02.2026
armand duka dhe samir mane
  • Kampionati

Samir Mane blen klubin e futbollit? E zbulon Duka: Je më i miri në Shqipëri…

VETEMSPORT 25.02.2026
tolaj
  • Kombëtarja

E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

VETEMSPORT 25.02.2026
MERKURI
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.