Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kosova & Rajoni

Punë e madhe nga Federata, mbrojtësi largohet nga Zvicra. Ndryshon kombëtaren

VETEMSPORT 29.09.2025 3 minutes read
LUX CHE, LUXEMBURG SCHWEIZ, LAENDERSPIEL, FREUNDSCHAFTSSPIEL, VORBEREITUNGSSPIEL, NATIONALMANNSCHAFT, FUSSBALLNATIONALMANNSCHAFT, TEAM SCHWEIZ, NATI,

Albian Hajdari ka vendosur të ndërrojë kombëtare dhe të luajë për Kosovën, duke braktisur Zvicrën. Lajmi është bërë publik nga media zvicerane “Blick”, që thekson se mbrojtësi ka zgjedhur të përfaqësojë vendin e origjinës.

Ai pritet të ketë një rol të rëndësishëm në ndeshjet e ardhshme, veçanërisht përballë Sllovenisë në Prishtinë dhe më pas kundër Suedisë, duke marrë parasysh mungesën e Amir Rrahmanit për shkak dëmtimi. Hajdari ka qenë më parë pjesë e listave të Zvicrës, duke marrë ftesën e parë në maj 2024 për përgatitjet e Kampionatit Evropian.

@vetemsport24 Albian Hajdari ka vendosur të ndërrojë kombëtare dhe të luajë për Kosovën, duke braktisur Zvicrën. Lajmi është bërë publik nga media zvicerane, që thekson se mbrojtësi ka zgjedhur të përfaqësojë vendin e origjinës. Ai pritet të ketë një rol të rëndësishëm në ndeshjet e ardhshme, veçanërisht përballë Sllovenisë në Prishtinë dhe më pas kundër Suedisë, duke marrë parasysh mungesën e Amir Rrahmanit për shkak dëmtimi. Hajdari ka qenë më parë pjesë e listave të Zvicrës, duke marrë ftesën e parë në maj 2024 për përgatitjet e Kampionatit Evropian. Në atë kohë, ai nuk iu bashkua për shkak të finales së kupës me klubin e tij. Më pas, në nëntor, ishte i ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Serbisë dhe Spanjës, ku qëndroi në stol. Ai mori minuta në pranverë, në miqësoret ndaj Irlandës së Veriut dhe Luksemburgut, duke debutuar për Zvicrën. Megjithatë, për shkak se bëhej fjalë vetëm për miqësore, Hajdari kishte ende të drejtë të ndryshonte kombëtare. Vendimi i tij vjen në një kohë kur edhe lojtarë të tjerë si Eman Kospos dhe Leon Avdullahu kanë zgjedhur të përfaqësojnë Kosovën. Federata e Futbollit të Kosovës tashmë e konsideron Hajdarin një përforcim të rëndësishëm për mbrojtjen. Ai pritet të marrë minuta të para me fanellën e re në muajin e ardhshëm. #vetemsport24 #vetemsport ♬ original sound – vetëmsport24

Në atë kohë, ai nuk iu bashkua për shkak të finales së kupës me klubin e tij. Më pas, në nëntor, ishte i ftuar për ndeshjet e Ligës së Kombeve kundër Serbisë dhe Spanjës, ku qëndroi në stol. Ai mori minuta në pranverë, në miqësoret ndaj Irlandës së Veriut dhe Luksemburgut, duke debutuar për Zvicrën.

Megjithatë, për shkak se bëhej fjalë vetëm për miqësore, Hajdari kishte ende të drejtë të ndryshonte kombëtare. Vendimi i tij vjen në një kohë kur edhe lojtarë të tjerë si Eman Kospos dhe Leon Avdullahu kanë zgjedhur të përfaqësojnë Kosovën.

Federata e Futbollit të Kosovës tashmë e konsideron Hajdarin një përforcim të rëndësishëm për mbrojtjen. Ai pritet të marrë minuta të para me fanellën e re në muajin e ardhshëm.

/Cna

Post navigation

Previous: Nuk ka qetësi në Superiore, gati shkarkimi i trajnerit
Next: Ardian Mema shtang Hygerta Sakon me kërkesën e tij

Të ngjashme

trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
muriqo
  • Kosova & Rajoni

HISTORIKE! Lojtari shqiptar shënon dopietë në La Liga dhe thyen rekordin e Eto’o

VETEMSPORT 12.04.2026
ismajlgeci tirana
  • Kosova & Rajoni

“Plas” keq te klubi shqiptar, drejtuesit futen në dhomat e zhveshjes. Lojtari refuzon të dalë në fushë

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.