Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Shakohoxha kritikon Silvinjon: Nuk di të lexojë ndeshjen, është me fat

VETEMSPORT 12.10.2025 3 minutes read
shakohoxha silvinjo

Dritan Shakohoxha foli nga Beogradi për Report TV pas fitores 0-1 që Kombëtarja kuqezi siguroi kundër Serbisë. Sipas komentatorit, trajneri Silvinjo është në kohën dhe vendin e duhur, pasi sipas tij ai s’di ta lexojë mirë futbollin, por ka përvojën. Për komentatorin sportiv, Kombëtarja e ka siguruar zonën play-off paçka dy ndeshjeve kundër Andorrës më 13 nëntor në udhëtim dhe Anglisë tre ditë më vonë në Tiranë.

A është kjo fitorja më e jashtëzakonshme e Shqipërisë?

Besoj që po, kjo është fitorja më e bukur në historinë e futbollit shqiptar, për shkak të 100 e ca motiveve. Edhe fitorja kundër Greqisë në Tiranë (2004) kur ata u shpallën kampionë Evrope, por edhe ndaj Rumanisë në Euro 16. Kjo e djeshmja ishte fitorja më e madhe që bashkon gjithë shqiptarët. Ky sukses me të vërtetë që do mbahet mend gjatë.

Pritshmëri për fitoren?

Kam thënë që kemi ekip më të mirë dhe do fitojmë, duhet të fitonim. Kur e pashë që ndeshja do luhej në Leskovac, u binda më shumë që kjo ndeshje do fitohej nga ne, sepse atë që bëmë ne në Tiranë, që ‘fikëm tifozët’, këtë bënë edhe këta këtu, por kjo për fatin tonë të madh. Luajtëm në kushtet më optimale të mundshme që mund të luanim në Serbi dhe ishte një mundësi e jashtëzakonshme për ne. Manajt i kam thënë që do shënonte në Serbi dhe mos e mbante mendjen te penalltia e humbur në Tiranë. Kisha një ndjesi të mirë për këtë ndeshje. Në këtë çaste ne kemi ekip më të mirë se Serbia.

A është ky brezi më i mirë i Kombëtares?

Futbolli matet me numra, rezultate dhe suksese. Duke parë këto besoj se ky brez, duke harruar Ligën e Kombeve, është një nga skuadrat më të mira në historinë e kombëtares shqiptare. Disa nga futbollistët që kemi sot, mos t’i marrim me emra, janë padyshim më të mirët e historisë në rolin e tyre.

Ndikimi i trajnerit në këtë sukses…

Influenca e trajnerit në këtë skuadër është e minimizuar, nuk shoh një trajner me aftësi të mëdha. Shoh një ekip shumë të bashkuar me njëri-tjetrin që jep shumë dhe luan në mënyrë të mrekullueshme. Influencën e trajnerit nuk e shoh, nuk e ndjej, nuk duket. Silvinjo ka ulje-ngritje të ndryshme, gjatë ndeshjes reagon shumë pak. Silvinjo është në vendin e duhur, në momentin e duhur. Influencë në ekip kishte De Biasi. Silvinjo ka përvojë, e sjell këtu. Por nuk e shoh që ta lexojë aq mirë futbollin. E shoh një trajner që ka fat që është në këtë moment të Shqipërisë.

Formacioni sulmues…

Uzuni është një ‘top-player’ që ka Shqipëria. Mos harrojmë që ky trajner e la jashtë Evropianit, kur ishte sulmuesi më i mirë në La Liga 2 në Spanjë. Di të them që trajneri besoi që futi në fushë emrat më të mirë. Në këtë moment po konsolidojmë formacionin. Shehun nuk e njihnim, ai është ndër më të talentuarit që ka veshur këtë fanellë.

Post navigation

Previous: Fitorja historike në Serbi, shikoni notat e lojtarëve të Shqipërisë
Next: “Play off”/ Shqipëria në vazon e tretë, zbulohen kundërshtarët për Botërorin

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.