Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Shpërthim i ashpër nga presidenti i Bylis: Skenar i vjetër, arbitër kukull. Të shkrihemi…

VETEMSPORT 18.10.2025 2 minutes read
IMG_9883

Vllaznia ka triumfuar në transfertë përballë Bylisit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të të Superiores. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, përfundoi me shifrat 0-1. Pas këtij dueli për RTSH ka folur presidenti i ballshiotëve, Besnik Kapllanaj, i cili nuk ka kursyer akuzat.

Besnik Kapllanaj: E patë ndeshjen, si ju është dukur?

Eno Skarço: 90 minuta që përfunduan 0-1.

Besnik Kapllanaj: Mua më duket sikur po i kthehemi skenarëve të vjetër, si para dy vitesh me Vllazninë. Më kujtohet ky Beqiri në VAR dhe Kridens Meta vëzhgues, dhe ky më duket skenar i Sokol Jarecit.  

Eno Skarço: Mua personalisht më është dukur që ka dorë, por i takon specialistëve të arbitritmit.

Besnik Kapllanaj: Nëse këta vijnë këtu dhe e nisin lojën me 4-5 kartonë dhe gjykojnë me dy standarde. Kur ne na anulohet një penallti dhe na hiqet gol aty, kjo është dhunë. Dhuna nuk vjen nga presidentët, por nga Sokol Jareci dhe arbitrat. E kam përmendur se arbitra si Andi Koçi dhe Beqiri, i bëjnë keq. Kridens Meta nuk duhet të jetë më pjesë e Federatës. Nuk më ka ngelur gjë tjetër. U bëra pishman që nuk i thashë ekipit të qëndronte kot dhe Vllaznia të shënonte pas golit të anuluar.  Arbitri VAR-i ishte kukull sot, nuk e dinte fare. Po e mbani mend ndeshjen me Vllazninë, ka qenë Kridensi në VAR dhe Beqiri në fushë. Ishim gati që të braktisnim kampionatin.

Eno Skarço: Keni hapa zyrtarë?

Besnik Kapllanaj: E dini shumë mirë, edhe penalltinë kundër Flamurtarit, s’thamë gjë. Nëse jemi Ballshi dhe na shohin si të vegjël, të na thonë që nuk e kemi vendin në Superiore. Të shkrijmë ekipin dhe të shkojmë në Kategorinë e dytë. Çfarë hapa zyrtarë? Nuk kam asgjë me Federatën dhe drejtuesit. Gjithçka vjen nga Sokol Jareci, i cili ka gurin dhe arrën në dorë. Ku të shkojmë?

Eno Skarço: Jareci është shefi i arbitrave në FSHF, por faleminderit për këtë ndërhyrje.

Post navigation

Previous: Dramë në fund, Bylis-Vllaznia mbyllet me protesta
Next: E pabesueshme! Shënoi me Shqipërinë, Brojën e ndjek fati i keq në Angli

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.