Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Shtangen tifozët e Egnatias, UEFA nuk lejon ndeshjet në Rrogozhinë

VETEMSPORT 18.08.2026 2 minutes read
stadiumi egnatia

Sezoni 2026-2027 do të jetë i paharrueshëm për Egnatian dhe për tifozët e saj pasi skuadra rrogozhinase, për herë të parë do të marrë pjesë në fazën në grupe të një kompeticioni europian. Megjithatë, tifozët e qytetit të Rrogozhinës, nuk do ta shijojnë siç do të donin këtë eksperiencë në stadiumin e tyre.

Mbetet ende të përcaktohet ende nëse do të luajë në Ligën e Europës apo në Ligën e Konferencës, por cilado që të jetë, pas përfundimit të ndeshjeve play-off, Egnatia do i japë lamtumirën stadiumit “Arena Egnatia” sa i përket këtij edicioni në kompeticionet ndërkombëtare. Kjo, pasi impianti në fjalë nuk plotëson kushtet e UEFA-s sa i përket zhvillimit të ndeshjeve në fazën në grupe në të.

Stadiumi në fjalë është vetëm i kategorisë së tretë dhe faza në grupe e secilit prej turneve të UEFA-s, luhet vetëm në stadiume të kategorisë së katërt. Ndonëse stadiumi i Egnatias është rimodeluar plotësisht në vitet e fundit duke u modernizuar në shumë aepekte, ai nuk përmbush disa kritere të UEFA-s, për t’u cilësuar kategoria e katërt, duke filluar nga minimumi që është kapaciteti. Ky i fundit duhet të jetë mbi 8 mijë vende të ulura që stadiumi të vlerësohet si kategori e katërt nga ndërkombëtarët.

Për këtë arsye, në fazën në grupe, Egnatia do të shtegtojë në një nga stadiumet e tjera që plotësojnë kushtet e UEFA-s, në “Elbasan Arena” apo në “Air Albania”. Vendimi do të merret vetëm pasi të mësohen emrat e kundërshtarëve me të cilët klubi rrogozhinas do të ndeshet në fazën në grupe të turneut.

Norka Security

Post navigation

Previous: E trishtë! E nisën me pretendime për Superligën, klubi shqiptar shkon drejt shkrirjes
Next: “Hapet thesi”, presidenti i Superiores jep 500 mijë euro premio

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.