Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Siguroi vendin e parë, largohet trajneri i pretendentëve

VETEMSPORT 20.05.2026 2 minutes read
laci vllaznia

Naci Sensoy nuk është më trajner i Laçit. Sipas raportimeve të fundit, mes palëve ka ardhur ndarja, pas ngjitjes në Superiore. Sensoy ishte vendimtar për kurbinasit, pasi mori drejtimin e ekipit në një moment të vështirë dhe ia doli ta dërgojë deri në vendin e parë.

Sukses ndaj Pogradecit siguroi ngjitjen në Superiore, ndërsa triumfi 0-1 ndaj Skënderbeut në javën e fundit, me gol në shtesë, i dha bardhezinjve vendin e parë. Me këtë sukses, Laçi siguroi edhe shpërblimin nga Federata Shqiptare e Futbollit, prej 30 mijë eurosh.

Me rikthimin në elitë, tashmë te Laçi kanë nisur nga puna për të zgjedhur trajnerin e ri. Skuadra pritet të pësojë ndryshime të shumta në verë, kjo edhe për shkak se disa lojtarëve iu ka përfunduar kontrata.

Kujtojmë se Laçi qëndroi një vit në Kategorinë e Parë, pasi edicionin e kaluar, nuk siguroi dot mbijetesën mes më të mirëve në elitë. Sensoy largohet nga Laçi pas një sezoni të suksesshëm dhe tani lind nevoja drejtuesve për të zgjedhur një trajner të ri.

Për momentin në klub kanë marrë pushimet, por në muajin qershor pritet të ketë një mbledhje, ku do të diskutohet për skuadrën që do të luajë në elitë, por edhe për trajnerin e ri.

Post navigation

Previous: Tirana dhe Dinamo me objektiv të njëjtë në merkato
Next: Stadiumi “Niko Dovana” i nënshtrohet rikonstruksionit

Të ngjashme

skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026
fshf-topi-2
  • Kampionati

Probleme me stadiumet, FSHF merr vendimin e papritur për kampionatin

VETEMSPORT 11.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-07-18-PM-31
  • Bota

Altin Lala e kritikoi, Zhegrova shpërthen keq ndaj legjendës: Ku ka luajtur ky si futbollist?!

VETEMSPORT 12.07.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.