Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Silvinjo do ftojë sulmuesin për herë të parë, e zbulon drejtori teknik në FSHF

VETEMSPORT 12.08.2025 2 minutes read
IMG_8370

Drejtori teknik i FSHF-së, Fulvio Pea ka zbuluar se Cristian Shpendi do të ftohet nga trajneri Silvinjo. 

Ai foli edhe për Kristjan Asllanin, duke thënë se një hap mbrapa mund të jetë i duhuri. 

LEXO EDHE: “Fati i keq” ndjek Brojën, e njofton trajneri i Burnley

“Shpendi është një sulmues i plotë, teknikisht i shpejtë dhe konkret, i cili di të shënojë dhe të luajë për ekipin. Është i ri, por i matur, me mundësi të mëdha për përmirësim. Është një opsion interesant për Fiorentinën në optikën e të ardhmes. Ai ka nuhatje për golin, di të sulmojë thellësinë dhe mund të finalizojë në 16 metrat e fundit. E tregojnë golat në këto vite. Ai së fundmi e mbylli rrugëtimin me U21 dhe tani do të përfshihet në ekipin kombëtar të të rriturve sepse është shumë premtues.

Të dy binjakët Shpendi shënojnë gola, ku t’i vendosësh dinë të bëjnë gola. Si Kristian, ashtu edhe Steven. Kristian është shumë shpërthyes, lëvizshmëria e tij e bën të vështirë për t’u markuar dhe është një profesionist. Ne e kemi vlerësuar shumë. Është një lider i i heshtur, nuk flet shumë por e tregon në fushë me një rol të tillë siç e ka bërë te Çezena.

Këshillë për Asllanin? Një hap prapa është ndonjëherë i nevojshëm për t’u rikthyer në rrugën e duhur. Por për ne ai është një lojtar thelbësor, të gjithë e adhurojmë, për karterin fantastik. Në Kampionatin Europian ai ishte lojtari ynë më i mirë, mori për dore skuadrën dhe e udhëhoqi me vendosmëri dhe karakter në vështirësitë ndaj kundërshtarëve të rëndësishëm. Megjithatë, mendoj se është koha e duhur që ai të provojë situata të reja se sot djali ka nevojë të gjejë vazhdimësi. Ka nevojë të gjejë një vend ku të luajë me vazhdimësi”, tha Fulvio Pea.

Post navigation

Previous: “Fati i keq” ndjek Brojën, e njofton trajneri i Burnley
Next: VIDEO/ Vidal humb “toruan”, nuk përmbahet ndaj gjyqtarit në tunel

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.