Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Silvinjo kundër tifozëve: Ndaj Gjibraltarit bëmë paraqitje të mirë 

VETEMSPORT 04.09.2025 2 minutes read
IMG_9054

Pavarësisht kritikave nga tifozët për lojën, trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, e ka vlerësuar si një paraqitje pozitive atë të ekipit në miqësoren përballë Gjibraltarit. Sipas tij, skuadra bëri mirë dhe me rëndësi ishte fakti që debutuan disa lojtarë të rinj në radhët e kuqezinjve.

“Një ndeshje e vështirë. E kam thënë që është gjithmonë e vështirë të përgatitësh një miqësore para një ndeshje të rëndësishme zyrtare siç është Letonia. Është shumë e vështirë. Por ata kanë bërë shumë mirë, 3-4 lojtarë të rinj, që luajnë për herë të parë nga fillimi me ne. Kanë bërë shumë mirë, nuk është e thjeshtë për ta. Mua më kujtohet që në përfaqësuesen e Brazilit, kur debutova, nuk më ka zënë gjumi natën. Jam i lumtur për ta. Edhe për të tjerët. Kemi bërë një paraqitje të mirë, në një ndeshje të vështirë, nuk ishte e thjeshtë.

Kemi bërë diçka të rëndësishme, kemi parë ndonjë lëvizje, por kaq, është gjithçka ende e hapur. Kemi 3-4 ditë stërvitje të mira për të përgatitur shumë mirë një ndeshje shumë të rëndësishme për ne si ajo me Letoninë në shtëpi. Do punojmë në ditët në vijim dhe është çdo gjë e hapur.

Kemi bërë 3-4 ditë në këtë grumbullim, kemi parë se është një ambient shumë i mirë mes nesh. Do kthehemi në Tiranë nesër dhe të presim publikun tonë, që të mund të na japë një shtysë të mirë se është një ndeshje e rëndësishme për ne. Duhet të japim gjithçka në fushë, ajo që duam ne është një atmosferë e mirë mes të gjithë nesh, edhe futbollistëve”, tha Silvinjo për FSHF.

Post navigation

Previous: “Feston” Silvinjo, fitorja me Gjibraltarin sjell arritjen e madhe
Next: Partizani largohet nga “Arena e Demave”, zyrtarizohet stadiumi

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.