Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
E papritur/ Kosova ia mori Shqipërisë, FIFA përjashton sulmuesinPërplasje te Kombëtarja? Dalin pamjet, Daku kapet me…E pazakontë në Shqipëri! Lojtarët dyshohen për helmim“Tronditen” pretendentët në Shqipëri, FIFA me vendim drastik“Plas” në Kombëtare? Etrit Berisha bën deklaratën e fortëGjest i turpshëm, Taulant Balla ofendon tifozët në stadium
FacebookInstagramYouTubeTikTok
“Feston” Silvinjo, fitorja me Gjibraltarin sjell arritjen e madhe
Kombëtarja

“Feston” Silvinjo, fitorja me Gjibraltarin sjell arritjen e madhe

Publikuar

Fitorja e Shqipërisë në miqësoren ndaj Gjibraltarit, edhe pse me rezultat minimal, i ka shërbyer trajnerit Silvinjo që të përmirësojë statistikat në drejtimin e kuqezinjve.

Në atë që ishte ndeshja e 27 në drejtim, ai ia doli që të siguronte fitoren e 11-të, ndërsa ka regjistruar edhe 7 barazime e 9 humbje. Kjo e sotmja ishte fitorja e katërt në një miqësore për Shqipërinë nën drejtimin e brazilianit.

Duke arritur në numrin e 11 fitoreve në pankinën e kuqezinjve, Silvinjo barazoi kësisoj numrin e sukseseve të regjistruara nga Hans Peter Brigel, duke u ngjitur në vendin e tretë në podiumin e kësaj statistike, teksa e ka bërë me 4 ndeshje më pak në drejtim se trajneri gjerman.

Tani përpara ka vetëm dy trajnerët italianë, Xhani De Biazi dhe Edi Reja. Për të arritur Rejan, i cili u ndal në kuotën e 14 fitoreve, do i duhet mrekulli në ndeshjet e mbetura në këto kualifikuese. De Biazi dhe 21 fitoret e tij janë të pakapshme, pasi për të synuar atë numër, do i duhej një… rinovim kontrate.

Norka Security
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.