Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Silvinjo “lë nam”, FSHF zbulon gafën e trajnerit para Polonisë

VETEMSPORT 24.02.2026 3 minutes read
SILVINJO

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar sot një raport mbi misionet monitoruese të trajnerit Silvinjo nëpër Evropë, por detajet e dhëna kanë ngritur shumë pikëpyetje dhe habi.

Gjithccka lidhet me një udhëtim drejt Portugalisë. FSHF bëri të ditur se stafi teknik ndoqi sfidën e Europa League, Porto – Rangers, për të vëzhguar Nedim Bajramin, por mesfushori kuqezi nuk është fare në listën e Rangers për këtë kompeticion dhe nuk ka udhëtuar me ekipin.

Kjo “gafë” ka ngritur pikëpyetje nëse stafi ka informacionin bazë për lojtarët, ose qëllimi i udhëtimit ishte vëzhgimi i rivalëve të Polonisë te Porto (Kiwiour dhe Bednarek).

NJOFTIMI I FSHF:

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, kanë intensifikuar punën në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e fazës “play-off” të Botërorit 2026 ndaj Polonisë.

Gjatë javëve të fundit, stafi teknik kuqezi ka ndjekur nga afër disa ndeshje të kampionatit “Abissnet Superiore”, për të vëzhguar lojtarët shqiptarë që aktivizohen në elitën e futbollit vendas. Mes takimeve të ndjekura kanë qenë Dinamo City – Vllaznia dhe Egnatia – Dinamo City.

Paralelisht me ndjekjen e kampionatit vendas, Silvinjo dhe stafi teknik kanë qenë të pranishëm edhe në disa takime në arenën europiane. Në Portugali, ata ndoqën sfidën e Europa League, Porto – Rangers, për të vlerësuar nga afër paraqitjen e mesfushorit kuqezi Nedim Bajrami.

Ndërkohë, në Itali, stafi teknik ishte i pranishëm në ndeshjen Lazio – Atalanta, ku aktivizohen dy nga titullarët e Kombëtares, Berat Gjimshiti dhe Elseid Hysaj.

Gjatë qëndrimit në Itali, trajneri zhvilloi edhe një takim me kapitenin Berat Gjimshiti, ndërsa në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit priti në një vizitë Elseid Hysaj, në kuadër të komunikimit me kapitenët e ekipit përpara ndeshjes së “Play-Off”-it.

Në javët në vijim, stafi teknik ka programuar të ndjekë nga afër edhe disa lojtarë të tjerë kuqezi në ndeshjet e tyre me klubet respektive, në mënyrë që të vlerësohet në detaje gjendja fizike dhe forma e secilit përpara sfidës së rëndësishme të “Play-Off”-it.

Përgatitjet vijojnë me intensitet të lartë, ndërsa fokusi mbetet maksimal për arritjen e objektivit në përballjen ndaj Polonisë.

Post navigation

Previous: Milani mposht Interin, zbulohen ekipet më të ndjekura në stadium
Next: ZYRTARE/ Jo vetëm Shehi, dy afrime të tjera te Tirana

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.