Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Silvinjo shkon në Turqi, por ndodh e papritura me Ernest Muçin

VETEMSPORT 06.03.2026 2 minutes read
silvinjo

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me ndihmësit e tij Doriva dhe Ervin Bulku, kanë zhvilluar gjatë kësaj jave një vizitë në Turqi për të ndjekur nga afër paraqitjet e lojtarëve të Kombëtares shqiptare me klubet e tyre.

Stafi teknik kuqezi ishte fillimisht i pranishëm në stadium për ndeshjen e Kupës së Turqisë mes Istanbul Başakşehir dhe Trabzonspor, ku ndoqi nga afër paraqitjen e sulmuesit Ernest Muçi. Futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte titullar dhe qëndroi në fushë për 90 minuta, por si për çudi në këtë ndeshje nuk shënoi, diçka që e ka bërë shpesh këto kohë.

Një ditë më pas, trajneri Silvinjo dhe stafi i tij ndoqën nga stadiumi edhe përballjen tjetër të Kupës së Turqisë mes Besiktas dhe Çaykur Rizespor.

Në këtë ndeshje u aktivizua mesfushori Kristjan Asllani, i cili u fut në lojë si zëvendësues në minutën e 78-të për Besiktas. Ndërkohë, në radhët e Rizespor është edhe mesfushori i Kombëtares Qazim Laçi, i cili në këtë takim qëndroi në stol.

Vizita në Turqi është pjesë e procesit të vazhdueshëm të monitorimit të lojtarëve të Kombëtares shqiptare nga stafi teknik, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e rëndësishme të play-off-it të Botërorit ndaj Polonisë.

Përmes këtyre vizitave, stafi i Kombëtares synon të mbajë kontakt të drejtpërdrejtë me lojtarët dhe të ndjekë nga afër formën e tyre në klubet respektive, në prag të sfidave të rëndësishme ndërkombëtare.

Post navigation

Previous: Goli i shenuar nga Fisnik Asllani
Next: Sfida e Shqipërisë me Poloninë, vjen lajmi i keq për Brojën

Të ngjashme

broja
  • Kombëtarja

E pabesueshme/ Broja “prek fundin”, sulmuesi merr lajmin e keq

VETEMSPORT 09.03.2026
Komb
  • Kombëtarja

Priste ftesë nga Silvinjo, dëmtohet sulmuesi shqiptar

VETEMSPORT 09.03.2026
dsg
  • Kombëtarja

VIDEO/ Lojtari i Kombëtares shënon golin e parë të skuadra e re

VETEMSPORT 08.03.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

egnatia
  • Kampionati

6 gola dhe karton i kuq! Egnatia “tremb” Vllazninë, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 09.03.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani me hap kampioni! Nxjerr Dinamon jashtë “Final Four”, shikoni renditjen

VETEMSPORT 09.03.2026
broja
  • Kombëtarja

E pabesueshme/ Broja “prek fundin”, sulmuesi merr lajmin e keq

VETEMSPORT 09.03.2026
Komb
  • Kombëtarja

Priste ftesë nga Silvinjo, dëmtohet sulmuesi shqiptar

VETEMSPORT 09.03.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.