Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Situatë absurde, asnjë skuadër si Partizani në Superiore

VETEMSPORT 03.08.2025 2 minutes read
Partizani

Partizani mbetet klubi i vetëm në Superiore, që nuk ka një trajner në prag të sezonit të ri. Situatë që tashmë e ka kaluar një javë. Me nisjen e kampionatit të planifikuar më 23 gusht, “demat” ndodhen ende në një situatë të paqartë.

LEXO EDHE: Rikthim i bujshëm te Partizani, gati firma me sulmuesin. Zbulohen detajet

Pas dorëheqjes së Skënder Gegës të mërkurën e kaluar, drejtimi i skuadrës në seancat stërvitore është marrë përkohësisht nga Fatjon Muhameti. Ky i fundit është trajner i ekipit U-19. Largimi i Gegës erdhi pas eliminimit nga Kalju në raundin e parë të Ligës së Konferencës, një dështim që prishi objektivat e klubit dhe i dha fund për të dytën herë aventurës së Gegës si trajner i Partizanit.

Që nga ajo ditë, Partizani është vënë në kërkim të pasuesit të tij duke shqyrtuar me kujdes profile të ndryshme, ku përfshihen trajnerë të huaj si Moriero, Cvitanoviç dhe Milinkoviç. Presioni për të bërë një zgjedhje të saktë është i lartë.

Gega përfaqësonte një figurë të rëndësishme për klubin. Jo vetëm si trajner i shpallur më parë kampion, por edhe si dikush që kishte mbështetjen e tifozëve. Pas largimit të tij të parë në vitin 2019, Partizani zgjodhi t’i besonte një profili italian si Franko Lerda, i cili pati një ecuri të shkurtër, por arriti të fitonte Superkupën.

Në fund u largua me shijen e hidhur të humbjes së derbit me Tiranën pas disa viteve. Sot, tre javë nga starti i kampionatit, Partizani ndodhet në udhëkryq. Sezoni ka nisur dhe skuadra ka nevojë për udhëheqës në stol.

/Panoramasport

Post navigation

Previous: EKSKLUZIVE/ Transmetimi i Superiores, zbulohen prapaskenat FSHF-RTSH
Next: E zbulojnë në Itali, Pioli kërkon sulmuesin e Shqipërisë te Fiorentina

Të ngjashme

skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026
fshf-topi-2
  • Kampionati

Probleme me stadiumet, FSHF merr vendimin e papritur për kampionatin

VETEMSPORT 11.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-07-18-PM-31
  • Bota

Altin Lala e kritikoi, Zhegrova shpërthen keq ndaj legjendës: Ku ka luajtur ky si futbollist?!

VETEMSPORT 12.07.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.