Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

Skandal në Gjermani! Babai i Bellingham “sulmon” trajnerin pas zëvendësimit

VETEMSPORT 24.08.2025 2 minutes read
Bellingham jobe

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kampin e Borussia Dortmund pas barazimit dramatik 3-3 kundër St Pauli, ku vëmendjen nuk e mori vetëm rezultati i ndeshjes, por edhe situata që shpërtheu rreth debutimit të Jobe Bellingham. Mesfushori 19-vjeçar, i ardhur këtë verë nga Sanderlendi për shumën e 32 milionë eurove, pritej të ishte një nga përforcimet kryesore të skuadrës në këtë sezon, por debutimi i tij në Bundesliga nuk shkoi sipas pritshmërive.

Në ndeshjen e zhvilluar të shtunën, Bellingham u aktivizua si titullar, por pas një pjese të parë të vështirë, trajneri Niko Kovaç vendosi ta zëvendësonte në pushimin mes dy pjesëve. Ky vendim, megjithëse i zakonshëm në futboll, shkaktoi pakënaqësi të dukshme te babai i lojtarit, Mark Bellingham, i cili njëkohësisht është edhe këshilltar personal i tij.

Sipas BILD, babai i lojtarit reagoi menjëherë pas ndeshjes duke shprehur hapur zhgënjimin e tij ndaj drejtorit sportiv të klubit, Sebastian Kehl. Mësohet se ai ka kritikuar vendimin e trajnerit për ta larguar të birin nga fusha pas vetëm 45 minutash lojë dhe madje ka kërkuar të takonte personalisht Niko Kovaç për të shprehur pakënaqësinë e tij.

Situata është bërë edhe më e ndjeshme për shkak se ndeshja vetë përfundoi në mënyrë zhgënjyese për Borussia Dortmund. Verdhezinjtë kishin arritur të krijonin një avantazh prej dy golash, duke udhëhequr 3-1 deri në minutat e fundit, por nuk arritën ta ruanin dhe në fund u ndalën në një barazim 3-3. Kjo u bë gjithashtu pjesë e kritikave të Mark Bellingham, i cili shprehu hapur pakënaqësinë për mënyrën se si skuadra menaxhoi minutat e fundit.

Debutimi i Bellingham, që pritej të ishte një moment pozitiv për lojtarin dhe klubin, përfundoi kështu me një atmosferë të ngarkuar. Përfshirja e familjes së tij në këtë episod ka ngritur pikëpyetje mbi marrëdhënien mes lojtarit dhe stafit teknik, ndërsa media gjermane raporton se kjo mund të krijojë tensione të panevojshme në brendësi të skuadrës.

/CNA

Post navigation

Previous: Risi në listën e Silvinjos, FSHF-ja fton futbollistin e Bundesligës
Next: Goditje të bujshme/ Klubi i Superiores “rrëmben” Bismark dhe Nasr nga Skënderbeu

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.