Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Skandali/ FIFA i jep humbjen Shqipërisë ndaj Serbisë, pritet ndërhyrja e FSHF-së

VETEMSPORT 04.10.2025 2 minutes read
IMG_9610

Shqipëria do të përballet me Serbinë më 11 tetor në stadiumin e Leskovacit, në një sfidë që përbën ndeshjen e 9-të historike mes dy skuadrave. 

FIFA ka publikuar protokollin e ndeshjes duke përfshirë edhe historikun e përballjeve mes ekipeve. 

Sipas këtij bilanci, janë zhvilluar shtatë sfida, ku Serbia ka fituar pesë dhe dy janë mbyllur në barazim. Në të dhënat zyrtare të FIFA-s mungon fitorja e Shqipërisë 0-3 në Beograd, vendim i dhënë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pas ndërprerjes së ndeshjes nga incidentet në tribunë. 

Në atë kohë, UEFA fillimisht kishte vendosur që rezultati të ishte 3-0 në favor të Serbisë. Më pas, KAS ndryshoi përfundimisht verdiktin duke dhënë fitoren për Shqipërinë. Ky precedent ka sjellë debate edhe në rastin e fundit, pasi FIFA nuk e ka përfshirë këtë takim në historikun zyrtar. 

FSHF tashmë ka detyrimin të informojë dhe të kërkojë korrigjimin e këtyre të dhënave. Qëllimi është që protokolli i ndeshjes së 11 tetorit të reflektojë të dhënat reale. Në këtë mënyrë, shmangen pasaktësitë që rrezikojnë të kthehen në polemika të reja.

Post navigation

Previous: Humbja në derbi nuk kapërdihet, Partizani i “pret biletën” trajnerit
Next: Arrihet marrëveshja, Brdaric rikthehet në Superiore

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.