
Kampionati
Arrihet marrëveshja, Brdaric rikthehet në Superiore
Tomas Brdariç pritet të rikthehet në futbollin shqiptar. Trajneri gjerman, që ka drejtuar më parë Vllazninë në dy periudha të ndryshme, është në bisedime për të marrë drejtimin e Flamurtarit.
Sipas “Shkodra Sport”, Brdariç është kandidati kryesor për të zëvendësuar Carlos Garcian, i cili pritet të largohet pas ndeshjes me Dinamon.
Thuhet se ka një akord paraprak mes palëve dhe zyrtarizimi mund të ndodhë shumë shpejt. Në aventurën e tij të parë me Vllazninë, trajneri gjerman fitoi Kupën e Shqipërisë. Në rikthimin e dytë, ai arriti të dërgojë skuadrën deri në finalen e “Final Four”, ku u ndal nga Egnatia.
Për Flamurtarin, emërimi i Brdariç do të ishte një lëvizje e rëndësishme në pankinë.
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





