Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

Stadium i ri Shqipëri? Ndodh e papritura

VETEMSPORT 16.03.2026 3 minutes read
55-1536x864

Procedura për përzgjedhjen e partnerit privat për projektin e rijetëzimit të stadiumit “Niko Dovanën” në Durrës është anuluar, pasi në fazën e përzgjedhjes së kompanisë që do të merrte përsipër zhvillimin e projektit nuk u paraqit asnjë ofertë.

“Nuk u paraqit asnjë aplikant në datën dhe orën e caktuar”, thuhet në njoftimin e anulimit të procedurës për përzgjedhjen e partnerit privat, të publikuar nga Korporata e Investimeve Shqiptare në dokumentin zyrtar të projektit.

Njoftimi për anulimin e procedurës ka konfirmuar se procesi për përzgjedhjen e partnerit privat për zhvillimin e projektit ka përfunduar pa interes nga kompanitë. Vendimi nënkupton se projekti për rijetëzimin e stadiumit “Niko Dovana” në këtë fazë nuk do të vijojë më tej, ndërsa në dokument nuk jepet asnjë informacion nëse do të hapet një procedurë e re apo një fazë e dytë për gjetjen e investitorit.

Sipas projektit stadiumi “Niko Dovana” në qytetin bregdetar do t’i nënshtrohej një transformimi të plotë, duke u kthyer në një kompleks të ri sportiv dhe komunitar. Plani parashikonte ndërtimin e një stadiumi modern të shoqëruar me hapësira sportive, shërbime për komunitetin dhe rikualifikimin urban të zonës përreth, me synimin për ta kthyer këtë pjesë të qytetit në një qendër të re aktivitetesh sportive dhe sociale.

Projekti u përzgjodh përmes një konkursi ndërkombëtar dhe u hartua nga studioja belge e arkitekturës “51N4E”, në bashkëpunim me “Plan Común”, duke propozuar një koncept që ndërthurte stadiumin me hapësira publike dhe funksione të ndryshme për komunitetin.

Zhvillimi ishte planifikuar të realizohej përmes një modeli partneriteti me sektorin privat, ku investitori do të merrte përsipër ndërtimin e stadiumit dhe zhvillimin e gjithë zonës përreth. Për hartimin e masterplanit të kompleksit sportiv dhe zhvillimin multifunksional të zonës përreth stadiumit, Fondi Shqiptar i Zhvillimit kishte lidhur një kontratë me vlerë 36.8 milionë lekë (rreth 344 mijë euro).

Projekti për transformimin e stadiumit u prezantua për publikun më 2 mars 2023, gjatë një aktiviteti publik ku mori pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Ai e vlerësoi ndërhyrjen si një investim që synon të krijojë një qendër të re për sportin dhe zhvillimin e të rinjve në qytet, duke theksuar se “me akademinë e re synojmë ta kthejmë Durrësin në një destinacion të talenteve të reja”, u shpreh Rama gjatë prezantimit.

Sipas projektit ndërhyrja parashikonte ndërtimin e një stadiumi të ri të shoqëruar me fusha stërvitjeje, ambiente për akademinë e futbollit, hapësira sportive dhe rekreative për komunitetin, si dhe objekte shërbimi që synonin ta kthenin zonën e stadiumit në një kompleks modern sportiv dhe social për qytetin e Durrësit.

Situata nuk prek vetëm Durrësin, pasi procedura të ngjashme për zhvillimin e stadiumeve në qytete të tjera të vendit janë mbyllur gjithashtu pa interes nga investitorët, duke lënë pezull disa prej projekteve të parashikuara për modernizimin e infrastrukturës sportive.

Për momentin, projekti për stadiumin e ri “Niko Dovanën” mbetet në letër, ndërsa mbetet e paqartë nëse dhe kur do të rikthehet një tjetër përpjekje për ta çuar përpara këtë investim në qytet. /Amfora

Post navigation

Previous: Probleme te Vllaznia, titullari “braktis” shkodranët në momentin vendimtar  
Next: Tronditet Vllaznia, vjen lajmi i keq për Lirim Kastratin  

Të ngjashme

IMG_2390
  • Kampionati

E BUJSHME/ Regi Lushkja rikthehet në Superiore, shfaqet në stërvitje

VETEMSPORT 16.03.2026
-900-0-1718704713xasani-318
  • Kampionati

Tradhti ndaj Partizanit? Jasir Asani nis kontaktet me skuadrën e… 

VETEMSPORT 16.03.2026
lirim kastrati
  • Kampionati

Tronditet Vllaznia, vjen lajmi i keq për Lirim Kastratin  

VETEMSPORT 16.03.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_2390
  • Kampionati

E BUJSHME/ Regi Lushkja rikthehet në Superiore, shfaqet në stërvitje

VETEMSPORT 16.03.2026
-900-0-1718704713xasani-318
  • Kampionati

Tradhti ndaj Partizanit? Jasir Asani nis kontaktet me skuadrën e… 

VETEMSPORT 16.03.2026
649842455_1250849333852388_7349213062930807213_n
  • Kombëtarja

Silvinjo nuk humb kohë, zgjedh zëvendësuesin e Manajt

VETEMSPORT 16.03.2026
Kombetarja
  • Kombëtarja

“Tronditet” Silvinjo, Shqipëria humb sulmuesin titullar. Mbyll sezonin

VETEMSPORT 16.03.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.