Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Probleme te Vllaznia, titullari “braktis” shkodranët në momentin vendimtar  

VETEMSPORT 16.03.2026 2 minutes read
Vllaznia

Kampi i Vllaznisë është në ankth pas dëmtimit të sulmuesit kryesor, Lirim Kastrati, gjatë sfidës së fundit ndaj Egnatias në Rrogozhinë.

27-vjeçari u detyrua të linte fushën e lojës në fundin e pjesës së parë, pas një kontakti që menjëherë sinjalizoi probleme serioze për stafin mjekësor. Reagimi i futbollistit dhe pamundësia për të vazhduar lojën kanë ngritur dyshime për një lëndim jo të lehtë, i cili mund ta mbajë ish-lojtarin e Dinamo Zagreb jashtë fushave për disa javë, ndërsa rrezikohet edhe mbyllja e sezonit.

Për trajnerin, ky skenar do të ishte një goditje e rëndë, duke pasur parasysh se Kastrati është një nga pikat më të forta të repartit ofensiv falë shpejtësisë së tij.

Vllaznia ndodhet në një fazë vendimtare të sezonit ku çdo pikë peshon shumë për objektivat e klubit. Diagnoza përfundimtare pritet të dalë në fillim të kësaj jave, pas ekzaminimeve të detajuara mjekësore që do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën e saktë të rikuperimit.

Shpresat në Shkodër janë që gjithçka të jetë vetëm një alarm fals dhe “shigjeta” kosovare të rikthehet sa më shpejt nën urdhrat e stafit teknik.

Post navigation

Previous: Teuta “zhyt” në krizë Dinamon, si ndryshon renditja
Next: Stadium i ri Shqipëri? Ndodh e papritura

LEXO EDHE:

kategoria-superiore-final-four
  • Kampionati

ZYRTARE/ Festë te klubi i Superiores, kalohet edhe Partizani

VETEMSPORT 28.08.2026
SKENDERBEU
  • Kampionati

ZYRTARE/ Dy afrime brenda ditës, Skënderbeu nuk ndalet. Firmos sulmuesi i kombëtares

VETEMSPORT 28.08.2026
fadairo
  • Kampionati

Shkëlqeu me Dinamon, Partizani në “telashe” për Fadairon

VETEMSPORT 28.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

BLI-BILETEN-TANI_3_WEB-2048x1152
  • Kombëtarja

Ulet çmimi, biletat e Kombëtares kushtojnë sa ndeshjet e Superiores

VETEMSPORT 28.08.2026
kategoria-superiore-final-four
  • Kampionati

ZYRTARE/ Festë te klubi i Superiores, kalohet edhe Partizani

VETEMSPORT 28.08.2026
SKENDERBEU
  • Kampionati

ZYRTARE/ Dy afrime brenda ditës, Skënderbeu nuk ndalet. Firmos sulmuesi i kombëtares

VETEMSPORT 28.08.2026
fadairo
  • Kampionati

Shkëlqeu me Dinamon, Partizani në “telashe” për Fadairon

VETEMSPORT 28.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.