Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Strakosha fenomenal, i lë “gojë hapur” të gjithë në Greqi. Ndryshim drastik për portierin

VETEMSPORT 16.09.2025 2 minutes read
Strakosha

Thomas Strakosha është padyshim një nga pikat kyçe tek AEK-u këtë sezon. Portieri shqiptar i ka mahnitur të gjithë, duke mbajtur portën e paprekur plot gjashtë herë, në nëntë ndeshje të zhvilluara. Nëse përfshijmë edhe ndeshjen e Shqipërisë ndaj Letonisë, atëherë ai numëron plot shtatë ndeshje pa pësuar.

Pas një sezoni të vështirë vitin e kaluar, 30-vjeçari ka treguar përmirësim të dukshëm në nivel individual. Në ndeshjen ndaj Levadiakos, Strakosha u dallua me ndërhyrje vendimtare ndaj Palacios dhe Verbic, duke ndihmuar ekipin të ruante rezultatin.

Pas kritikave të shumta të marra një sezon më parë, këtë edicion Strakosha duket totalisht ndryshe.

Shifrat tregojnë përmirësim të ndjeshëm për shqiptarin. Sipas shifrave ai përballet me mesatarisht 3,28 gjuajtje në portë dhe realizon 2,84 pritje, shumica prej tyre që kërkojnë reagim të shpejtë. Ndeshja e tij më e spikatur ka qenë kundër Anderlecht në Bruksel, ku regjistroi 10 pritje dhe shmangu 3 gola të sipas statistikave të avancuara.

Norka Security

Kjo paraqitje ndikoi në rritjen e besimit të tij, duke vijuar më pas me katër ndeshje radhazi pa pësuar gol. Përveç këtij progresi, Strakosha ka treguar përmirësim edhe në lojën me këmbë, duke pasur afro 70% saktësi në pasimet e gjata, kundrejt 65,6% që kishte sezonin e kaluar. Këto elemente e kanë kthyer atë në një nga shtyllat e AEK-ut në fillim të këtij edicioni.

Marrë nga TvKlan.al

Post navigation

Previous: FIFA jep 355 milionë dollarë, ja klubet që përfitojnë nga Superiorja
Next: VIDEO/ “Serbi-Shqipëri në Leskovik”, gafa nga Manushi në emision

LEXO EDHE:

armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026
mehmeti1
  • Kombëtarja

Luajti dhe shënoi me Shqipërinë, Mehmeti merr lajmin e keq

VETEMSPORT 10.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.