Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Sulmuesi i Kombëtares surprizon me skuadrën e re, transferohet në Itali

VETEMSPORT 02.02.2026 2 minutes read
Komb

Giacomo Vrioni pritet të jetë përforcimi i Cesena-s në repartin ofensiv. Sulmuesi shqiptar është aktualisht agjent i lirë pas përvojës së tij në MLS, ndaj zyrtarizimi i transferimit nuk pritet të ndodhë menjëherë.

Përpara firmës, Vrioni do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas të bashkohet me klubin e Serie B. Vrioni është një tjetër italo-shqiptar në radhët e skuadrës, pasi si shok ekipi do të ketë edhe Kristian Shpendin.

Ai ka qenë pjesë e Juventusit, ndërsa karriera e tij ka kaluar në disa kampionate evropiane dhe amerikane. Vrioni ka luajtur për New England Revolution nga viti 2022 deri në 2024, ku regjistroi 78 paraqitje dhe 22 gola, ndërsa 12 muajt e fundit i kaloi te Montreal.

Megjithatë, eksperienca e fundit në MLS u ndikua ndjeshëm nga dëmtimet. Tre probleme fizike, dy muskulore dhe një në bërryl, e kufizuan atë në vetëm 9 ndeshje kampionati, me 411 minuta të luajtura dhe 3 gola të shënuar, si dhe një paraqitje në Kampionatin Kanadez, ku realizoi edhe golin vendimtar ndaj Torontos.

Në karrierën e tij, Vrioni ka regjistruar edhe 2 paraqitje në Serie A me Juventusin, ndërsa në Serie B ka luajtur për 18 muaj me Venezian, nga viti 2018 deri në janar 2020, duke zhvilluar 28 ndeshje dhe shënuar një gol. Sezoni më i mirë i sulmuesit mbetet ai në Austri me Tirolin, ku realizoi 19 gola në 28 ndeshje, duke u konfirmuar si një nga pikat më të forta të karrierës së tij. Cesena shpreson që, nëse kalon me sukses testet mjekësore, Vrioni të lërë pas dëmtimet dhe të rikthehet protagonist në sulm. Firma me skuadrën italiane mund ta ndihmojë edhe për t’u rikthyer në kombëtaren shqiptare, me të cilën ka luajtur në 6 ndeshje, por pa arritur të gjejë rrjetën.

Post navigation

Previous: Supergoli i shënuar nga Ernest Muçi
Next: Pogradeci bën goditjen e bujshme! Firmos kapiteni nga Superiorja

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.