Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Sulmuesi njofton largimin nga Vora

VETEMSPORT 19.05.2026 2 minutes read
vora vllaznia

Largim surprizë te skuadrës e Vorës në Superiore. Sulmuesi lituanez, Manfredas Ruzgis ka njoftuar largimin nga ekipi.

Futbollisti, i cili u shndërrua në pikën kryesore të repartit ofensiv gjatë edicionit të tij të parë në Kategorinë e Parë, është përballur me probleme të shumta fizike përgjatë këtij sezoni. Ndryshe nga viti i kaluar ku arriti të shënonte një bilanc mbresëlënës prej 24 golash në 30 ndeshje të zhvilluara, këtë vit ai e tundi rrjetën vetëm një herë.

Dëmtimet e njëpasnjëshme u bënë pengesë kryesore që lojtari të tregonte potencialin e tij të plotë në elitën e futbollit shqiptar. Përgjatë periudhës së suksesshme me ekipin vorak, performancat e tij pozitive bëri që ai të merrte edhe një ftesë zyrtare nga përfaqësuesja e Lituanisë.

Nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij, sulmuesi ka përshëndetur ambientin e klubit dhe mbështetësit e tij në këtë mbyllje cikli. Ai vuri në dukje se ky rrugëtim dyvjeçar ishte i mbushur me eksperienca të ndryshme profesionale dhe mësime të vlefshme për karrierën e tij.

Norka Security

Lojtari shprehu mirënjohje të veçantë për periudhën kur skuadra arriti të shpallej kampione dhe të siguronte ngjitjen një kategori më lart. Në mesazhin e tij të ndarjes, futbollisti i uroi suksese të mëtejshme klubit dhe të gjithë personave që janë pjesë e kësaj strukture sportive.

Tashmë, me largimin e konfirmuar të bomberit lituanez, drejtuesit e Vorës do të duhet të studiojnë tregun për gjetjen e një zëvendësuesi në repartin e avancuar.

tifozet e tiranes
Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT
17.10.2026
guerrils
Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT
16.10.2026
partizani
Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT
13.10.2026
perndreca
Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT
13.10.2026
armando broja
Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT
13.10.2026
asani
Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT
12.10.2026

Post navigation

Previous: Tirana merr vendimin për Shehin, zbulohen lëvizjet te bardheblutë
Next: Profili i trajnerit të ri të Shqipërisë, kush është Rolando Maran

LEXO EDHE:

tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.