
Pas Myrto Uzunit, një tjetër shqiptar ka ndalur Lionel Messin. Talenti 17-vjeçar, Adri Mehmeti, shënoi për Neë York Red Bull, në barazimin 2-2 ndaj Inter Miamit.
Mesfushori shqiptar, dërgoi topin në rrjetë në minutën e 77-të, duke i hequr fitoren Inter Miamit, skuadër ku luajnë lojtarë si Messi, De Pol dhe Suarez.
Për Mehmetin ky është goli i parë sezonal në kampionatin amerikan, ndërsa numëron edhe dy asiste, të cilat konfirmojnë formën e shkëlqyer të futbollistit në 7 ndeshjet e para.
Ne rang kombëtaresh, Mehmeti ka qenë pjesë e Shqipërisë U-15 dhe e SHBA U-15.







