Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Taulant Balla “nderon” Vllazninë, shkodranët marrin lajmin e madh para ndeshjes në Islandë

VETEMSPORT 28.07.2025 2 minutes read
photo-output

Vllaznia ka marrë një lajm në pragndeshjen me Vikingur. Gazeta “Shkodra Sport” raporton se dy lojtarët ganezë të saj, Alfred Mensah dhe Charles Bismark i kanë marrë më në fund vizat dhe nesër do të udhëtojnë bashkë me ekipin për në Islandë, aty ku mbrëmjen e së enjtes do të luajnë ndeshjen e kthimit të turit të dytë të “Uefa Europa Conference League” ndaj skuadrës vendase.

LEXO EDHE: EKSKLUZIVE/ Zbulohet ku do të transmetohen ndeshjet e tre skuadrave shqiptare në Europë

Në fakt prania e tyre në këtë ndeshje u vu seriozisht në rrezik sepse drejtuesit e Vllaznisë po hasnin pengesa të shumta për sigurimin e vizave të tyre, por gjithçka u zgjidh me ndërhyrjen e Taulant Ballës. Ky i fundit është angazhuar maksimalisht ditët e fundit për zgjidhjen e këtij problemi dhe ia ka dalë.

Duhet thënë se Balla është shumë aktiv pranë futbollit shqiptar kohët e fundit dhe këtë e demostron edhe me postimet e herëpashershme për futbollistët dhe ekipet tona dhe së fundi ka mundësuar edhe vizat për dy lojtarët e Vllaznisë, çka është një bonus jo i vogël për skuadrën shkodrane në prag të këtij takimi shumë të rëndësishëm.

E rëndësishme është që Bismark dhe Mensah do të jenë në dispozicion të trajnerit Martini për ndeshjen e së enjtes, ku Vllaznia do të synojë arritjen e saj më të madhe në arenën ndërkombëtare, kualifikimin për herë të parë në turin e tretë të Kupave të Europës.

Post navigation

Previous: Duro konfirmon bisedimet për rikthimin në stol: U takuam në Tiranë… 
Next: Kuqezinjtë sfidojnë Italinë, e zyrtarizon FSHF-ja

Të ngjashme

duka ceferin
  • Kampionati

E BUJSHME/ Duka merr drejtimin e UEFA-s? Zbulohen prapaskenat

VETEMSPORT 02.08.2026
duka
  • Bota
  • Kampionati

FIFA u tërhoq, reagon Duka: Do punoj ngushtë për të mos u përsëritur sërish

VETEMSPORT 01.08.2026
IMG_5470
  • Kampionati

Penalltitë eliminojnë Egnatian, zbulohet kundërshtari në Europa League

VETEMSPORT 28.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

muci
  • Kombëtarja

VIDEO/ Goooool Ernest Muçi! Shqiptari e nis mbarë te Trabzonspor

VETEMSPORT 02.08.2026
duka ceferin
  • Kampionati

E BUJSHME/ Duka merr drejtimin e UEFA-s? Zbulohen prapaskenat

VETEMSPORT 02.08.2026
vlcsnap-2026-08-01-14h47m27s195
  • Kombëtarja

VIDEO/ Gafë qesharake dhe gol, Daku nuk ndalet në Rusi

VETEMSPORT 01.08.2026
duka
  • Bota
  • Kampionati

FIFA u tërhoq, reagon Duka: Do punoj ngushtë për të mos u përsëritur sërish

VETEMSPORT 01.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.