Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

Thirrjet anti-shqiptare, serbëve u ndodh e papritura në Letoni

VETEMSPORT 06.09.2025 2 minutes read
900-0-1757170825xscreenshot-43-168

Organizatorët e ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës midis Letonisë dhe Serbisë, që u zhvillua këtë të shtunë në Riga nuk lejuan futjen e asnjë simboli të Serbisë nga tifozët miq në stadium.

Ata kërkuan nga tifozët të heqin çdo simbol të mundshëm të Serbisë, bluzë, shall, kapele, apo flamujt që kishin marrë për të ekspozuar në tribuna. Shpjegimi për të këtë vendim nga organizatorët ishte se nuk do të kishte një hapësirë të organizuar e të ndarë për tifozët mysafirë në ndeshjen në kryeqytetin e Letonisë.

Disa nga tifozët sipas mediave në Beograd hoqën edhe bluzat në mënyrë që të lejoheshin të hynin për të ndjekur ndeshjen.

Por, edhe pse rojet e sigurisë ndaluan çdo simbol të Serbisë, tifozët miq menduan për të shkaktuar tension në tribuna. Pas golit të Dushan Vlahoviç në minutën e 12’ të sfidës, tifozët serbë shpërthyen në ovacione dhe nuk lanë pa kënduar vargjet: “Kosova është Serbi”.

Ajo çka i befasoi ishte kundërpërgjigja e tifozëve të Letonisë, të cilët shpërthyen në fishkëllima dhe brohoritma kundër veprimit të serbëve.

Serbia ndodhet në grupin K të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026 me Anglinë, Shqipërinë, Letoninë dhe Andorrën.

Vendin e parë në tabelë e mban Anglia me nëntë pikë, ndërsa Shqipëria ka pesë.

Post navigation

Previous: Muçi zyrtarizohet te Trabzonspor, merr numrin e veçantë
Next: 5 gola të shënuar! Partizani “lë nam”, Duro debuton me fitore te Besa

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.