Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

Tirana dhe Partizani për mbijetesë, Dinamo rikthehet te suksesi

VETEMSPORT 27.09.2025 1 minute read
vlcsnap-2025-09-27-17h53m05s066

Sezoni aktual duket shumë i vështirë për dy ekipet e kryeqytetit, Tiranën dhe Partizanin, të cilat pësuan humbjet e radhës.

Bardheblutë u mposhtën në derbi nga Dinamo, me rezultatin 2-1. Në një ndeshje të luftuar në “Selman Stërmasi”, ishin të besuarit e Dajës që festuan në fund.

Golat e fitores u shënuan nga Gudiaby dhe Vila, ndërsa për Tiranën golin e vetëm e realizoi Patsatsia me penallti.

Dinamo rikthehet të suksesi pas tre ndeshjeve, ndërsa ngjitet në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Tirana renditet e fundit me vetëm 2 pikë.

Norka Security

Në takimin tjetër, Bylis triumfoi 3-1 me përmbysje ndaj Partizanit. Kryeqytetasit kaluan në avantazh me Isgandarli, por u përmbysën nga dopieta e Malomos dhe Mouctar.

Pas kësaj humbje, Partizani zbret në vendin e tetë me 4 pikë, ndërsa Bylis ngjitet i gjashti me 6 pikë.

/Cna

Post navigation

Previous: Surpriza e madhe në Serie A, skuadra vazhdon e pamposhtur
Next: “Dramë” në Kategorinë e Parë, rezultatet dhe renditja

LEXO EDHE:

tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026
partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.