Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kombëtarja

Tjetër zhgënjim te moshat, Kombëtarja U-17 eliminohet dhe e mbyll e fundit e grupit

VETEMSPORT 17.11.2025 2 minutes read
Kombetarja-U17

Kombëtarja U-17 luajti sot ndeshjen e tretë dhe të fundit në raundin e parë të kualifikueseve të Kampionatit Europian 2026 ndaj Kazakistanit.

Takimi i zhvilluar në “SRP Trate Nedelišće”, në Nedelišće, u fitua nga Kazakistani U-17 me rezultatin 2-1.

Trajneri Fatjon Tafaj e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Simon Lleshi (GK), Kostantinos Varesi (C), Xhoel Mezani, Dennis Pierro, Petro Marku, Dion Vata, Kledi Qosja, Mattias Allasufi, Armend Muslika, Frensi Mali, Sokol Uldedaj.

Kazakistani U-17 zhbllokoi rezultatin në minutën e 21-të me sulmuesin Chernomorets. Pjesa e parë u mbyll 1-0.

Në fraksionin e dytë, Kazakistani U-17 gjeti sërish rrjetën në minutën e 58-të me Zhilkaidar, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Pavarësisht rezultatit, në pjesën më të madhe të ndeshjes Kombëtarja U-17 ishte në kontroll të lojës dhe krijoi disa mundësi të mira. Nga minuta e 76-të, Shqipëria mbeti me 10 lojtarë pas daljes me të kuq të sulmuesit Himallari.

Kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe në fund të takimit në kohën shtesë shënuan gol me Armend Muslikën, megjithatë asgjë nuk ndryshoi dhe ndeshja u mbyll me fitoren 2-1 të Kazakistanit U-17.

Shqipëria e mbyll e fundit në grup me vetëm një pikë, atë në barazimin ndaj Holandës dhe dy humbje, ndaj Kroacisë dhe Kazakistanit.

Post navigation

Previous: Ndeshja më e shtrenjtë në histori, FSHF-ja arkëton shumën e majme pas Shqipëri-Angli
Next: Hygerta Sako largohet nga RTSH, zbulohet arsyeja

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.