Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kombëtarja

Ndeshja më e shtrenjtë në histori, FSHF-ja arkëton shumën e majme pas Shqipëri-Angli

VETEMSPORT 16.11.2025 2 minutes read
tifozat-ok

Ndeshja mes Shqipërisë dhe Anglisë kishte rëndësi të vogël sportive, pasi të dyja skuadrat e kishin të përcaktuar fatin e tyre në kualifikueset e Botërorit 2026. Megjithatë, për Federatën Shqiptare të Futbollit, kjo sfidë pati një ndikim të madh financiar. FSHF ka arkëtuar shifra shumë të larta vetëm nga shitja e biletave, të cilat kishin çmimet më të larta të regjistruara ndonjëherë për një ndeshje të luajtur në Shqipëri.

Sipas përllogaritjeve, janë grumbulluar rreth 169.498.000 lekë nga mbi 20 mijë bileta të hedhura në treg, duke përfshirë edhe sektorin e tifozëve miq. Çmimet e tyre varionin nga 2.500 deri në 50.000 lekë, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e biletave, si ato të sektorëve të veçantë apo VVIP, administrohen drejtpërdrejt nga FSHF dhe nuk dalin në shitje publike. Totali i të ardhurave të llogaritura përkthyer në euro kap shifrën e rreth 1.75 milionë eurove.

Duke shtuar edhe vlerën e biletave që nuk janë përfshirë në përllogaritjen fillestare, të cilat e çojnë kapacitetin në rreth 22 mijë vende, arkëtimet pritet të afrohen ose të kalojnë 2 milionë euro. Kjo e vendos këtë takim si ndeshjen me arkëtimin më të lartë në historinë e futbollit shqiptar.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ Vendoset gjithçka, ja në cilën vazo do të jetë Shqipëria
Next: Tjetër zhgënjim te moshat, Kombëtarja U-17 eliminohet dhe e mbyll e fundit e grupit

LEXO EDHE:

Kristjan Asllani
  • Bota
  • Kombëtarja

Arrihet akordi, Kristjan Asllani bëhet me ekip të ri

VETEMSPORT 25.08.2026
auto_Asllani-11754315508
  • Kombëtarja

E konfirmon eksperti i merkatos, Kristjan Asllani përgatitet për aventurën e re

VETEMSPORT 25.08.2026
MUCI DHE SALAH
  • Bota
  • Kombëtarja

VIDEO/ Spektakël nga Muçi, festë me Salah pas golit  

VETEMSPORT 23.08.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

IMG_6245
  • Bota

Shorti i Champions League

VETEMSPORT 27.08.2026
1
  • Kampionati

Merret vendimi, zbulohet stadiumi për Skënderbeu-Dinamo

VETEMSPORT 27.08.2026
policia
  • Kampionati

Probleme për klubin e Superiores, arrestohet aksioneri

VETEMSPORT 26.08.2026
sembene
  • Kampionati

U largua nga Partizani, Sembene drejt kalimit të skuadra tjetër shqiptare

VETEMSPORT 26.08.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.