Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Të Tjera

Tragjike në Itali! Futbollisti shqiptar i jep fund jetës, zbulohet arsyeja

VETEMSPORT 25.02.2026 2 minutes read
MERKURI

Një tragjedi e rëndë familjare ka tronditur opinionin publik në Itali, ku një futbollist i ri shqiptar, i cili luante në ligat amatore dyshohet se ka rrahur nënën e tij deri në gjendje kome, përpara se t’i jepte fund jetës duke u mbytur në det. Ngjarja e tmerrshme ndodhi në qytezën e Pollenza-s, pikërisht në ditën e 20-vjetorit të lindjes së lojtarit shqiptar, Riccardo Merkuri.

Sipas raportimeve, Riccardo po darkonte me nënën e tij, 53-vjeçaren me origjinë shqiptare Albana Kastrioti, ndërkohë që babai dhe vëllai i tij ishin jashtë shtëpisë. Një sherr i çastit mes të dyve ka degjeneruar në dhunë ekstreme. Fqinjët, të alarmuar nga britmat, njoftuan policinë, e cila kur mbërriti në banesë gjeti gruan pa ndjenja në banjë, të mbuluar nga gjaku.

I gjendur në gjendje shoku dhe me mendimin se kishte vrarë nënën e tij, futbollisti i ASD Montemilone Pollenza u largua me shpejtësi drejt Civitanova Marche. Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ai u hodh në ujërat e portit.

Edhe pse doli një herë nga uji, ai hoqi xhaketën dhe u hodh sërish për të dytën herë. Trupi i tij u gjet nga polumbarët pas 38 orë kërkimesh, ndërsa mjekësia ligjore konfirmoi se shkaku i vdekjes ishte hipotermia dhe mbytja. Nëna e tij, Albana, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë në spital.

Post navigation

Previous: Gati 9.5 milionë euro, Muçi përgatitet për hapin e madh në Premier League
Next: E BUJSHME/ Celtic tenton sulmuesin shqiptar, Silvinjo nuk e llogarit në Kombëtare

Të ngjashme

ipiccy_image_lIN
  • Të Tjera

Blen klub në Shqipëri? Samir Mane kalon pronarin e Milanit

VETEMSPORT 13.03.2026
baste sportive
  • Të Tjera

Rikthehen bastet sportive? Ministri i Financave jep lajmin

VETEMSPORT 11.03.2026
635075629_1461502085347220_7981737148032660072_n
  • Të Tjera

Dy tërhiqen nga gara, si ndryshon qeveria në FSHF

VETEMSPORT 16.02.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026
muriqo
  • Kosova & Rajoni

HISTORIKE! Lojtari shqiptar shënon dopietë në La Liga dhe thyen rekordin e Eto’o

VETEMSPORT 12.04.2026
Screenshot-2026-04-12-155457
  • Kampionati

VIDEO/ E paprecedentë! Nga fusha në Polici, Telushin e tërheqin me forcë në fugonin e forcave të rendit

VETEMSPORT 12.04.2026
adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.