Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota
  • Kombëtarja

Trajneri i Serbisë shtang tifozët, deklarata e papritur para ndeshjes me Shqipërinë

VETEMSPORT 07.10.2025 1 minute read
Dragan-Stojkovic

Trajneri i Serbisë, Dragan Stojkovic, doli në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë, ku foli për përgatitjet dhe situatën aktuale të ekipit të tij.

Ai konfirmoi se Serbia po përballet me disa mungesa për shkak dëmtimesh, çka e vështirëson përgatitjen për këtë sfidë. Një pjesë e rëndësishme e deklaratës së tij lidhej me kapacitetin e stadiumit të Leskovcit, ku do të zhvillohet ndeshja.

Përballja u zhvendos nga Beogradi në Leskovc për arsye sigurie, me qëllim shmangien e incidenteve. Pas vendimit të FIFA-s për të reduktuar me 20% numrin e vendeve në stadium, u raportua se në takim do të lejoheshin rreth 6.500 tifozë.

Megjithatë, Stojkovic sqaroi se shifra reale do të jetë më e ulët. “Në stadium do të jenë vetëm 5.000 tifozë”, tha ai, duke konfirmuar se informacionet paraprake nuk ishin të sakta. Trajneri shtoi se nuk ishte ai që vendosi për zhvillimin e ndeshjes në Leskovc, por Federata Serbe e Futbollit.

Post navigation

Previous: Ansu Fati gjen shkëlqimin! Më mirë se Kane, Mbappe dhe Haaland
Next: ZYRTARE/ Nuk ka qetësi në Superiore, një tjetër klub largon trajnerin

Të ngjashme

adri mehmeti dhe Lionel Messi
  • Kombëtarja

Talenti shqiptar shtang Lionel Messin, shënon gol vendimtar

VETEMSPORT 12.04.2026
amir-abrashi
  • Kampionati
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Transferim në Superiore? Firmos Amir Abrashi

VETEMSPORT 10.04.2026
PEA DUKA
  • Kombëtarja

ZYRTARE/ Largim i rëndësishëm, FSHF zbulon arsyen

VETEMSPORT 10.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.