Kalo te përmbajtja
LAJMET E FUNDIT
E papritur/ Kosova ia mori Shqipërisë, FIFA përjashton sulmuesinPërplasje te Kombëtarja? Dalin pamjet, Daku kapet me…E pazakontë në Shqipëri! Lojtarët dyshohen për helmim“Tronditen” pretendentët në Shqipëri, FIFA me vendim drastik“Plas” në Kombëtare? Etrit Berisha bën deklaratën e fortëGjest i turpshëm, Taulant Balla ofendon tifozët në stadium
FacebookInstagramYouTubeTikTok
Trajneri Kërnaja i habit të gjithë, dy fitore në 24 orë
Kampionati

Trajneri Kërnaja i habit të gjithë, dy fitore në 24 orë

Publikuar

Partizani B arriti një fitore të thellë 5-0 ndaj Devollit, në ndeshjen e vlefshme për javën e tretë të Kategorisë së Dytë, zhvilluar në “Arenën e Demave”.

Golat për të kuqtë u shënuan nga Kola dhe Denis Balla në pjesën e parë. Menjëherë pas golit të dytë, Rifa u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë ekipin me 10 lojtarë. Megjithatë, kjo nuk ndikoi në lojën e Partizanit B, që realizoi edhe tre herë të tjera me Diallon, Gogën dhe Ndrejajn.

Me këtë sukses, skuadra e drejtuar nga Oltijon Kërnaja kryeson renditjen me 9 pikë të plota. Devolli, ndërkohë, renditet në vendin e tetë me 3 pikë.

 Kjo ishte ndeshja e dytë brenda 24 orëve për Kërnajën, i cili një ditë më parë ishte në stol edhe me ekipin e parë, në fitoren 1-0 ndaj Flamurtarit në Vlorë.

Norka Security
Shpërnda: Facebook
Reklamë
Ndiq VETËM SPORT

Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.

Lajme të ngjashme

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.