
Lajmi keq për Vllazninë. Është konfirmuar se sulmuesi Lirim Kastrati ka mbyllur parakohe sezonin futbollistik.
Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera këtë të hënë, rezultoi se 27-vjeçari ka këputur ligamentin kroçiat anterior në gjurin e tij.
Ky lëndim i rëndë erdhi pas një kontakti në fund të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Egnatias, ku lojtari la fushën mes lotësh.
Tashmë ish-futbollisti i Dinamo Zagreb duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe një periudhe të gjatë rikuperimi.
Mungesa e tij konsiderohet një goditje e madhe për stafin teknik, pasi Kastrati ishte një nga lojtarët më decizivë në repartin ofensiv.





