Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

U largua nga Besëlidhja, Elvis Plori rikthehet menjëherë në stol

VETEMSPORT 19.10.2026 2 minutes read
elvis plori

Elvis Plori do të nisë një aventurë të re në karrierën e tij si trajner, këtë herë në futbollin e Arabisë Saudite. Trajneri shkodran pritet të bashkohet me Thomas Brdariçin, me të cilin ka bashkëpunuar më parë te Vllaznia, në një eksperiencë që do t’i rikthejë të dy në të njëjtin staf teknik.

Destinacioni është Al-Bukayriyah, skuadër që militon në Ligën e Parë të Arabisë Saudite dhe që ka zyrtarizuar më para pak ditësh emërimin e Thomas Brdariçit në krye të ekipit të parë. Tekniku kroato-gjerman është një emër i njohur për tifozët shkodranë, pasi drejtoi Vllazninë në dy periudha dhe fitoi Kupën e Shqipërisë në sezonin 2020-2021, raporton Shkodra Sport.

Plori dhe Brdariç kanë punuar së bashku te kuqeblutë, ku trajneri shkodran mbajti rolin e zëvendëstrajnerit. Bashkëpunimi i tyre ishte pjesë e një periudhe të rëndësishme për Vllazninë, që u shoqërua me rezultate pozitive në kampionat dhe me fitimin e trofeut të Kupës.

Për Elvis Plorin, një lëvizje e tillë do të jetë një kapitull i ri në karrierën e tij, pas eksperiencave në futbollin shqiptar, përfshirë edhe drejtimin e Besëlidhjes së fundmi në Kategorinë e Parë. Tashmë, Plori do të ketë mundësinë të punojë sërish përkrah Brdariçit, këtë herë në një kampionat të ri dhe në një ambient të ndryshëm nga ai i futbollit shqiptar.

Norka Security

Post navigation

Previous: E BUJSHME/ Largohet trajneri te pretendentët e Superiores?

LEXO EDHE:

topi superiore
  • Kampionati

E BUJSHME/ Largohet trajneri te pretendentët e Superiores?

VETEMSPORT 18.10.2026
tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

elvis plori
  • Kampionati

U largua nga Besëlidhja, Elvis Plori rikthehet menjëherë në stol

VETEMSPORT 19.10.2026
topi superiore
  • Kampionati

E BUJSHME/ Largohet trajneri te pretendentët e Superiores?

VETEMSPORT 18.10.2026
tifozet e tiranes
  • Kampionati

“Rezistenca bëhet detyrim”, tifozët e Tiranës braktisin ndeshjen. Dalin në mbështetje të protestave 

VETEMSPORT 17.10.2026
guerrils
  • Kampionati

“Guerrils” thirrje për bashkim me rivalët, dalin në mbështetje të protestuesve

VETEMSPORT 16.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.