Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Bota

U largua pas humbjes me Shqipërinë, Stojkoviç: E arritëm qëllimin

VETEMSPORT 17.10.2025 3 minutes read
Stojkovic

Dragan Stojkoviç është larguar zyrtarisht nga drejtimi i përfaqësueses së Serbisë, pas humbjes kundër Shqipërisë.

Gjatë takimit në Leskovac, koreve kundër tij nga tifozët serbë, trajneri reagoi duke u ngritur dhe përshëndetur publikun, përpara se t’ia linte drejtimin ndihmësit të tij në minutat e fundit.

Pas ndeshjes, ai konfirmoi në konferencë për shtyp se kishte dhënë dorëheqjen dhe nuk do të drejtonte më skuadrën në sfidën ndaj Andorrës. Serbia arriti fitoren në atë ndeshje pa praninë e tij në stol. Sot, Federata Serbe ka zyrtarizuar largimin e Stojkoviç, duke e cilësuar si një “zgjidhje miqësore të kontratës”.

Në njoftim është përfshirë edhe një mesazh lamtumire nga ana e trajnerit.

“Pas katër vitesh e gjysmë, nuk jam më trajner i ekipit kombëtar “A” të Serbisë. Para së gjithash, dua të falënderoj sinqerisht Federatën e Futbollit të Serbisë për besimin që ka shfaqur, ka qenë një nder dhe një privilegj i madh të drejtoj ekipin kombëtar të vendit tim.

Së bashku, ia dolëm të arrinim një rezultat historik dhe, pas 24 vitesh, të lidhnim dy gara të mëdha – Kampionatin Botëror dhe atë Europian. Ia dolëm të arrinim qëllimin që i vura vetes si trajner.

Do t’i kujtoj përgjithmonë skenat nga Lisbona, sepse është një nga momentet më të bukura në jetën time dhe një nga sukseset më të mëdha të futbollit serb në historinë e kohëve të fundit.

Në Ligën e Kombeve, ne gjithashtu e përfaqësuam Serbinë në mënyrën më të mirë të mundshme – u kualifikuam për Ligën A dhe në konkurrencë me ekipe kombëtare shumë cilësore, arritëm të ruanim statusin tonë në radhët elitare të futbollit europian.

U përpoqa të bëja gjithçka që ishte në fuqinë time për t’u dhënë një shans lojtarëve që mund të kishin zgjedhur një rrugë tjetër, të vishnin fanellën e një skuadre tjetër kombëtare – por vendosën të luanin për Serbinë. Në katër vjet e gjysmë të fundit, kemi promovuar një numër të madh futbollistësh të rinj të cilët, jam i bindur, janë e ardhmja e futbollit serb.

I uroj pasardhësit në stolin e ekipit kombëtar, kushdo qoftë, shumë lumturi dhe sukses. I uroj Federatës së Futbollit të Serbisë dhe të gjithë publikut të futbollit të vazhdojnë të ndërtojnë një atmosferë uniteti dhe mbështetjeje, sepse kjo është e vetmja mënyrë që mund të ecim përpara. Tek unë, ata gjithmonë do të kenë një aleat, një tifoz dhe një njeri që është i nderuar të jetë me Serbinë e tij.

Ashtu siç dikur mbaja me krenari emblemën kombëtare si lojtar, ashtu edhe sot, me të njëjtin pasion dhe dashuri, mbetem me vendin tim, me ekipin tonë, futbollin tonë dhe popullin tonë”, shkruhej ndër të tjera në mesazhin e lamtumirës së Stojkoviç.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ E larguan prej problemeve me zemrën, klubi i Superiores firmos me sulmuesin
Next: Të gjitha ndeshjet në një ditë, mësoni sfidat e Kategorisë së Parë

Të ngjashme

Italy v Israel - FIFA World Cup 2026 Qualifier
  • Bota

ZYRTARE/ Italia zgjedh trajnerin e ri

VETEMSPORT 10.04.2026
Screenshot_12-2
  • Bota

E trishtë/ Ishte në stol për Poloni-Shqipëri, ndërron jetë trajneri 49-vjeçar

VETEMSPORT 10.04.2026
ernest muci
  • Bota
  • Kombëtarja

Ernest Muçi rrezikon pezullimin në Turqi, ja arsyeja

VETEMSPORT 08.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.