Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

U mposht nga Dinamo, Kërnaja shpërthen keq pas ndeshjes

VETEMSPORT 23.12.2025 3 minutes read
kernaja

Trajneri i Partizani, foli pas humbjes 1 me 3 që skuadra e tij regjistroi në “Arenën e Demave” ndaj Dinamos. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, nuk kanë munguar as shpërthimet e teknikut të kuq, i cili u shfaq tepër i zhgënjyer për rezultatin:

“Detyrat e trajnerit janë të nxjerrë në zonat e kuqe para portës lojtarët. S’më kishte ndodhur ndonjëherë që dy lojtarë me portierit të mos shënonim, pavarësisht pozicionit jashtë loje. Realisht nuk kemi bërë ndeshje të keqe, rezultati është tjetër, në humbëm përsëri sot. Gjëra që duhet të rregullohen.

Gabime në rreshtim te goli i parë? Është ndeshje tjetër ajo që thoni ju, jo kjo sot. Goli i parë është marrë nga një eurogol, jo rreshtim i keq i mbrojtjes. Kur shkoi 1 me 1, patëm rastet për 1 me 2. Kishim mungesa, Ismalin dhe numrin 6. Provuam Sembene si numrin 6, por nuk e bëri dot. Provuam si numër 8 Isgandarlin dhe Buxhelajn. Në topin e dytë te goli i Bregut duhet të ishim më të kujdesshëm. Nuk është vendosje e keqe, por kapje në tranzicion.

Ne morëm shumë topa në qendër, sepse lojtari që ishte atje nuk ishte pozicional. Sembene nuk po e bënte dot rolin. Ka të bëjë edhe lodhja dhe kthimi i Sembene nga dëmtimi i gjatë. Ishin të detyrueshme. Kishim shumë dëmtime, shumë kartona. Kazem vjen nga Kategoria e Dytë, ndeshja e parë që luante 45 minuta. Nuk kemi çfarë të bëjmë gjëra që ndodhin.

Kishim menduar një mënyrë të tillë loje. Nuk është hera e parë që Sembene luan si numër 6, ka luajtur edhe në Europë. Provuam, nuk eci ndoshta nga gjendja jo e mirë. Mehmeti nuk ishte në formën e duhur. Kote nuk preson fortë, ne na duheshin lojtarë që presonin fortë. Na duhej lojtarë me muskuj, prandaj bëmë këtë zgjedhje. Ndeshja mbaroi 1 me 3, por duhet të ishim më konkret para portës. Nëse Kazim dhe Skuka do ta kishin zgjidhur më mirë, do ishim duke folur ndryshe. Goli i Bregut ndryshoi rrjedhën e ndeshjes dhe përfunduam këtu ku jemi sot.

Te goli i dytë ishte gabim pasi. Që 3 muajt e fundit jemi me 12-13 lojtarë, kemi improvizuar pafund. Lodhja e djemve që nuk ishin të saktë në kohën e presionit. Do të shikojmë çfarë do të ndryshojmë ndonjë gjë”, deklaroi Kërnaja.

Post navigation

Previous: 4 gola në Dinamo-Partizani, Egnatia ia del në Durrës. Si ndryshon renditja
Next: Goli i shënuar nga Jasir Asani

Të ngjashme

skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026
fshf-topi-2
  • Kampionati

Probleme me stadiumet, FSHF merr vendimin e papritur për kampionatin

VETEMSPORT 11.07.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

MixCollage-12-Jul-2026-08-40-PM-9847
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni

Edon, shiko kush ka qenë Altin Lala dhe merr shembull!

VETEMSPORT 12.07.2026
MixCollage-12-Jul-2026-07-18-PM-31
  • Bota

Altin Lala e kritikoi, Zhegrova shpërthen keq ndaj legjendës: Ku ka luajtur ky si futbollist?!

VETEMSPORT 12.07.2026
skenderbeu
  • Kampionati

E kryer/ Dy largime te Skënderbeu, dalin lojtarë të lirë në merkato

VETEMSPORT 12.07.2026
stadiumet qeveria kanye west
  • Kampionati

Ironia! Klubet shqiptare vuajnë për stadiume, qeveria e ngre në kohë rekord për Kanye West

VETEMSPORT 12.07.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.