
Bota
U përjashtuan me 10 vite nga Europa, UEFA ndryshon vendimin
Arsenal Tivat u ndëshkua fillimisht nga UEFA me 10 vite përjashtim nga garat evropiane, pas akuzave për trukim ndeshjesh.
Klubi vendosi të apelojë vendimin dhe është ulur nga UEFA në 7 vite. Gjoba financiare u reduktua nga 500 mijë euro në 400 mijë euro.
Ndeshja në fjalë ishte ndaj Alashkert, ku skuadra armene fitoi me rezultatin 1-6 në Ligën e Konferencës. Pas kësaj sfide, portierit Dushan Puletiç iu hoq dënimi prej 10 vitesh. Futbollisti Nikola Celebiç dhe zyrtari Ranko Krgoviç u ndëshkuan me përjashtim të përjetshëm.
Ky vendim mbetet ndër më të rëndat e dhëna në këtë kompeticion. Arsenal Tivat nuk do të marrë pjesë në garat evropiane për një periudhë të gjatë.
Ndiq VETËM SPORT
Lajmet sportive më të shpejta direkt në rrjetet tuaja.





