
Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Arlind Ajeti, ka qenë protagonisti kryesor në takimin e sotëm të Bodrumspor kundër Adana Demirspor.
32-vjeçari arriti të zhbllokonte rezultatin që në minutën e 11-të, duke shënuar golin e parë të sfidës në transfertë.
SHIKONI VIDEON E GOLAVE:
Pasi mori topin në zonën kundërshtare, Ajeti goditi menjëherë drejt portës duke kaluar skuadrën e tij në avantazh.
Pak minuta më vonë, ai shënoi edhe të dytin, pas një asisti të marrë nga Erdilman.
Këto gola vijnë në momentin e rikthimit të tij në fushë, pasi vuajti një pezullim prej dy javësh për shkak të një kartoni të kuq.







