
Një episod i pazakontë u regjistrua në ndeshjen Korabi-Iliria, në javën e 19-të të Kategorisë së Parë.
Dibranët shënuan golin për 2-0 në minutën e 70-të me penallti, me anë të Markut.
Megjithatë, para se të akordohej 11 metërshi, tek Iliria kishte pretendime, për vendimin e arbitrit.
Portieri Xhika nuk ishte dakord dhe në momentin e penalltisë, hapi portën në shenjë proteste.






