
Arbër Hoxha ka gjetur golin, në derbin Dinamo Zgareb-Hajduk Split, duke barazuar shifrat në minutën e 102-të. SHIKONI GOLIN: https://vetemsport.com/goli-i-shenuar-nga-arber-hoxha/
Të dy golat e ndeshjes së vlefshme për javën e 16-të u shënuan në pjesën e dytë. Rezultati 1-1 ndërkohë i buzëqesh Dinamos së Zagrebit, që mbetet në krye të renditjes.
Ishin akorduar 13 minuta shtesë në fundin e kohës së rregullt. Vetë Hoxha shënoi në minutën e 102-të, pasi u pozicionua ku duhet për të shënuar golin më të rëndësishëm.
Hoxha është lojtari i momentit te Dinamo Zagreb. Sulmuesi i Kombëtares po e udhëheq në garën për titull, ndërsa deri tani numëron gjashtë gola dhe dy asistimeve. Hoxha po ashtu ishte me fat, duke qenë se dëmtimi i ndeshjes së fundit nuk rezultoi asgjë serioze.






