
Emiljano Musta është përplasur me gjyqtarin Andi Koçi, ndërsa Elbasani po maste forcat me Flamurtarin. Ndeshja e vlefshme për Kupën e Shqipërisë pa kapitenin e Elbasanit, që të largohej me karton të kuq në minutën e 105-të.
Musta kishte shkaktuar penallti vetëm pak më parë, ndërsa Lorenc Trashi e humbi te Flamurtari. Pas atij episodi ndodhi edhe përplasja me Koçin, teksa ky i fundit i tregoi menjëherë kartonin e kuq.
SHIKONI VIDEON: Perplasja në Elbasani-Flamurtari https://vetemsport.com/perplasja-ne-elbasani-flamurtari/
Lojtari i Elbasanit iu drejtua zyrtarëve të FSHF-së duke pretenduar se është ofenduar nga gjyqtari Koçi. “Shan nga robt ai arbitri juaj…”, dëgjohet të thotë lojtari.
Një episod i paprecedentë për ditën e sotme ku u luajtën ndeshjet e vlefshme për fazën 1/8 në Kupën e Shqipërisë.






