
Ndeshja mes Elbasanit dhe Vllaznisë është mbyllur me momente shumë të tensionuara në tribuna dhe në fushë.
Lojtarët e Vllaznisë, duke iu drejtuar dhomave të zhveshjes, janë përballur me fyerjet e tifozerisë vendase dhe nuk kanë ngurruar t’u përgjigjen në të njëjtën mënyrë.
Kjo ka sjellë reagime të shumë tifozëve të Elbasanit të cilët edhe kanë tentuar që të ulen e konfrontohen me lojtarët dhe stafin e shkodranëve, duke detyruar policinë të ndërhyjë për të qetësuar situatën.





