Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

VIDEO/ Presidenti futet në fushë dhe tërheq ekipin, nuk ka qetësi në Shqipëri

VETEMSPORT 06.04.2026 1 minute read
sdg

Sfida e Grupit B të Kategorisë së Dytë mes Maliqit dhe Eagle Football, e mbyllur në barazim 2-2, është shoqëruar me momente tensioni në minutat e fundit. Gjithçka nisi në minutën e 85-të pas një përplasjeje mes dy futbollistëve, Bikatal i ekipit mik dhe Ibrahim i vendasve.

Situata u përshkallëzua kur presidenti i Eagle Football, Andi Matraxhiu, hyri në fushën e lojës duke kërkuar tërheqjen e skuadrës së tij, veprim që solli ndëshkimin e tij me karton të kuq nga arbitri Bekris Dragusha.

Pas disa minutash ndërprerje, loja rifilloi dhe u mbyll rregullisht, ndërsa arbitri ndëshkoi me kartonë të verdhë tre lojtarë të përfshirë në debat.

Pas ndeshjes, Matraxhiu reagoi publikisht në rrjetet sociale duke akuzuar shefin e arbitrave, Sokol Jareci, për menaxhimin e situatës dhe duke kontestuar dy penalltitë e akorduara në favor të Maliqit, të cilat u shndërruan në gola nga futbollisti Pero.

Ky incident pason precedentin e fundit në Superiore, ku Egnatia u penalizua rëndë nga Disiplina pas tërheqjes nga fusha në ndeshjen ndaj Vllaznisë.

Post navigation

Previous: Hygerta Sako shpërthen ndaj Edi Martinit: I paedukatë, pas kundërshtarëve ka nisur dhe me…
Next: Fati i keq ndjek Muçin, e zbulon trajneri i Trabzonspor

Të ngjashme

dfsafadfsadsad-2
  • Kampionati

Hygerta Sako shpërthen ndaj Edi Martinit: I paedukatë, pas kundërshtarëve ka nisur dhe me…

VETEMSPORT 06.04.2026
vora teuta
  • Kampionati

Një gol vendos Vora-Teuta, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 05.04.2026
besa luftetariii
  • Kampionati

5 gola dhe 2 kartonë të kuq, e pabesueshme çfarë ndodh në Kategorinë e Parë

VETEMSPORT 05.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

660132225_1262918002645521_3645255950639623824_n
  • Kombëtarja

Fati i keq ndjek Muçin, e zbulon trajneri i Trabzonspor

VETEMSPORT 06.04.2026
sdg
  • Kampionati

VIDEO/ Presidenti futet në fushë dhe tërheq ekipin, nuk ka qetësi në Shqipëri

VETEMSPORT 06.04.2026
dfsafadfsadsad-2
  • Kampionati

Hygerta Sako shpërthen ndaj Edi Martinit: I paedukatë, pas kundërshtarëve ka nisur dhe me…

VETEMSPORT 06.04.2026
663338869_1617067289777109_5936639270842587728_n
  • Bota

Vjedhja që “dogji” Italinë ndaj Bosnjës, heroi 14 vjeçar që vendosi kualifikimin  

VETEMSPORT 06.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.