Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Video
  • Kampionati

VIDEO/ Spektakël në Korçë, Skënderbeu mposht Besën me përmbysje

VETEMSPORT 02.08.2025 1 minute read
Skenderbeu

Skënderbeu triumfoi 3-1 ndaj Besës, në miqësoren e zhvilluar në Korçë. Dy ekipet pretendente të Kategorisë së Parë, u përballën mes tyre në qytetin juglindor, aty ku po zhvillojnë edhe fazën përgatitore.

Kavajasit e nisën mirë ndeshjen duke kaluar të parët në avantazh, me një gol të Chinedu në minutën e 20-të. Korçarët ishin dominues, por pjesa e parë nuk solli ndryshim rezultati.

Në fraksionin e dytë, Skënderbeu ishte më kërkues dhe ia doli të përmbysë gjithçka. Ukiçi barazoi shifrat në minutën e 53-të, me një supergol nga jashtë zone.

Golin e përmbysjes e shënoi Tayo me kokë, pas një krosimi të marrë nga Zenullari. Në fund të takimit shënoi edhe Gjini, që vulosi takimin në shifrat 3-1.   

Paraqitje pozitive nga Skënderbeu, që pak ditë më parë u mposht me rezultatin e thellë 4-0 nga Struga.

Skënderbeu dhe Besa do të luajnë në Kategorinë e Parë në sezonin e ri dhe synojnë ngjitjen në elitë.

/tvklan.al

Post navigation

Previous: Miqësoret/ Partizani triumfon ndaj Kukësit
Next: Mesazh i koduar për lojtarin! Drejtori i Dinamos nuk kursehet, por bëhet… pishman

Të ngjashme

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

dodaj vllaznia
  • Kampionati

Gol dhe karton i kuq në Vllaznia-Teuta, si ndryshon renditja

VETEMSPORT 12.04.2026
trajneri
  • Kosova & Rajoni

ZYRTARE/ “Tërmet” pas humbjes te klubi i Superligës, largohet trajneri

VETEMSPORT 12.04.2026
egnatia
  • Kampionati

Humbja me Tiranën, deklaratë e fortë nga Egnatia. Ka dyshime për…

VETEMSPORT 12.04.2026
tirana egnatia
  • Kampionati

Tirana mposht Egnatian, si ndryshon renditja në Superiore

VETEMSPORT 12.04.2026

Developed by

Copyright © All rights reserved. | MoreNews by AF themes.