Skip to content
VETËM SPORT

VETËM SPORT

Vetem Sport – Informohu shpejt dhe saktë! Aty ku sporti jeton, asgjë tjetër.

Primary Menu
  • Kampionati
  • Bota
  • Kombëtarja
  • Kosova & Rajoni
  • Të Tjera
  • Kampionati

VIDEO/ Trajneri i Egnatias shpërthen keq, shikoni rastet e diskutueshme ndaj Vllaznisë

VETEMSPORT 14.01.2026 2 minutes read
asdasdsadasdasd

Trajneri i Egnatias, Edlir Tetova, rrallëherë flet kundër gjyqtarëve në deklaratat pas ndeshjeve. Por pas sfidës së sotme kundër Vllaznisë, të humbur me shifrat 1-0, tekniku i rrogozhinasve foli dukshëm i acaruar me gjykimin e kryesorit Florian Lata.

“Sa i përket lojës, mendoj se është penallti në pjesën e parë. Te rasti i Ruçit, nuk ka informacion për topin dhe çuditërisht nuk ka penallti. Dhe rasti i golit, nuk shihet në VAR. Nuk po them shumë larg trajektores, por është larg. Çuditërisht anulohet. Nuk e di pse janë këto situata ndaj nesh. Fundi është Vllaznia, Egnatia, duam të luajmë futboll. Si meriton Vllaznia, duam edhe ne situatat tona”, ishin fjalët e Tetovës pas sfidës.

Rasti i parë që i referohet Tetova është ai i pjesës së parë ku pas një dyluftimi në zonën shkodrane, Çelikoviç rrëzohet dhe pastaj godet Ruçin ndaj të cilit po shkonte topi. Një episod për të cilin Tetova kishte edhe një diskutim me kryesorin Lata i cili shkoi t’ia shpjegonte pranë pankinës.

Sa i përket rastit të dytë, është ai i golit të shënuar nga Buriç, që u anulua nga kryesori i ndeshjes. Në momentin e gjuajtjes së sulmuesit, Albaneze ishte dukshëm në pozicion jashtë loje para portierit, por sipas Tetovës, nuk ishte ndikuar në mënyrë direkte te trajektorja e topit dhe fushëpamja e portierit.

Norka Security

Dy episode dhe një deklaratë e cila duket se po ndez që në startin e pjesës së dytë të kampionatit, ku çdo pikë bëhet thelbësore me formulën e re.

Post navigation

Previous: ZYRTARE/ E papritur te Partizani, largohet portieri
Next: Hadroj rikthehet në Superiore, gati firma te rivalët e Partizanit

LEXO EDHE:

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
partizanii
  • Kampionati

Pasoi Orges Shehin, zbulohet kandidati për stolin e Partizanit

VETEMSPORT 12.10.2026

Follow

  • Facebook
  • YouTube
  • TikTok

Çfarë ke humbur?

partizani
  • Kampionati

Partizani nuk humb kohë, zgjidhet trajneri i ri

VETEMSPORT 13.10.2026
perndreca
  • Kampionati

E papritur/ Shkëlqeu me Dinamon, Përndreca rikthehet në Superiore

VETEMSPORT 13.10.2026
armando broja
  • Kombëtarja

Broja refuzoi transferimin te Juventus, zbardhen prapaskenat

VETEMSPORT 13.10.2026
asani
  • Kombëtarja

VIDEO/ Jasir Asani i mahnit të gjithë me supergolin, por i ndodh e papritura

VETEMSPORT 12.10.2026

About Us | Privacy Policy | Terms and Conditions
Contact us: info@vetemsport.com
by AF themes.